Ngecin punimet në parkingun perballë Restorantit Hollegro – Video

April 27, 2014   | Ekonomia / Ekonomija

Investime-ne-regullimin-e-hapesires-ne-RaneRreth 3 muaj më parë punimet në rrugën e që të çonë në plazhin e vogël përball restorantit Hollegro duhet të kishin përfunduar, por pavarësisht tejkalimit të afateve këto punime thuajse kanë mbetur në vend. Tre muaj më parë në këtë rrugë u pre shiriti i inaugurimit i një parkingu dhe lojrave për fëmi, ndërsa punimet herë avancojnë e herë ngecin, shkaku i mos pagesës të obligimeve nga komuna e Ulqinit, projekt ky që kushton 90 mijë euro.

 

Megjithëse përfundimi i punimeve nuk është ende brenda afateve të parapara të kontratës, pasi ka mbetur edhe 2 muaj të tjera kohë deri në fillimin e sezonit turistik, qytetarët e Ulqinit ngrenë shqetësimin për ecurinë e tyre të ngadaltë.

Për investimet ne regullimin e hapesires ne Rane shprehet para kamerave të Televizonit Teuta sekretari për çeshtje dhe veprimtari komunale Avdo Dervishi, intervistuar nga Ilirjana Markashi./Lajme nga Ulqini

YouTube Preview Image