Fatmir Gjeka uroi të gjithë qytetarëve të Ulqinit 21 majin, Ditën e pavarësisë së Malit të Zi

May 20, 2014   | Politika

Fatmir-Gjeka-kryetari-ulqinitKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka iu uroi të gjithë qytetarëve të Ulqinit 21 majin, Ditën e pavarësisë së Malit të Zi.

Në urimin e tij Gjeka thekson që tetë vite mbas pavarësisë Mali i Zi është shoqëri stabile e cila shkon drejt integrimeve euroatlantike.

“Jam i bindur që vlerat tradicionale të Ulqinit, pasuria e tij kulturore dhe zhvillimi i ardhshëm do të ndihmojë dukshëm në prosperitetin e kësaj komunë dhe tërë Malit të Zi”, thuhet në urimin e kryetarit të komunës së Ulqinit.

Komuna Ulqinit