Rana dhe Zana…2013; Analizë e veprës “Lulet e verës” Ulqin

May 25, 2014   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Zana-Hollaj-Sarvan-Ulqin-UlcinjNuk jam në dijeni, a ka pas ndonjë herë Ulqini në një vend kaqë “delikatë”, siç është kjo ndërmarje publike, ndonjë femër. Kjo organizatë është nënë ingerencën e Komunës, dhe politika e cila vendosë, që në vende kryesore të ven kuadrat të cilat i takojn atyre, më duket se kësaj radhe ka bërë një zgjedhje të mirë. Pa dyshim, Zana, ka qenë zgjedja më e mirë, nga të gjithë ato “ekspertat” të cilët i kemi pritur nga pushteti i fundit. Organizata, të cilën e udhëheqë ajo, është për çdo ditë nënë mbikëqyrjen e popullatës, duke filluar nga ato më të thjeshtët, e deri ke ato tjerët, të cilët shkruaj dhe kritikojn.
Zana-Hollaj-Sarvan-Ulqin-Ulcinj-Rana

Posaçërisht, është më rëndësi të veçant mendimi i mysafirëve nga vendet e huaja, të cilët gjatë verës e vizitojn qytetin tonë. Si shoqëruas i shumë grupëve nga vendet e huaja, shpesh degjoj mendimet se është përmirsuar gjendje tek ne. Natyrisht, gjithmonë ka më mirë, dhe duhet të punohet që të bëhet edhe më mirë. Prandaj, mund të themi se më ardjen e një femre në krye të kësaj organizate, qytetin e kemi më të pastërt. Siç duket, kjo organizatë ka pasur nevoj, për një dorë të një femre.

zanasarvan

Zana Hollaj Sarvan, për ato të cilët nuk e njohin, ka qenë gjithmonë, e mirë dhe e qeshur. Edhe si nxënëse në shkollën e mesme është dalluar. Prandaj, nuk është për të çuditur se edhe tash, ka mbetur e thjeshtë, në veçanti në komunikimin më punëtor të cilët kanë një punë shumë delikate. Shpesh herë Zana, jo vetum se ulet deri në Ranë, ku është edhe pasqyra e qytetit tonë, por ajo shkon edhe atje ku asnjë drejtor i kësaj ndërmarje nuk ka shkuar, asnjëherë. Si qytetar i cili e don qytetrin, shpesh herë shkruaj dhe kritikoj. Zanës, dhe organizatës të cilën ajo e udheqë, ne si qytetar duhemi ti ndihmojm.
Zana-Hollaj-Sarvan-Ulqin-Ulcinj-Rana-1

Të gjithë ne, në vendet ku jetojm, por posaçërisht në hapsira publike duhet të japim kontributin tonë, që kjo organizatë të ken sa më pak punë. Si sillemi ndaj ambientit jetësor, është më rëndësi të madhe për të gjithë ne. Në veçanti duhet të punohet më fëmi në edukimn e tyre, në shkolla. Ruajtja dhe mbrojtja e ambientit jetësor, është sot një problem global, dhe për te të gjithë ne, duhet të mundohemi të japim një kontriburt, sado si të jet i vogël. A ka ndonjë gjë më të bukur se, kur në mengjesë uleni në Ranë dhe i shihni lulet në “zhardinjera” në shetitoren tonë, në parkun te “Holegoja” , të pa prekura. E morra shembull Ranën, e cila është gjithmonë më e ndihëshme, por lule keni edhe ke rrugë tjera, dhe në vende publike, pranë Komunës, Qendrës për kulturë, gjatë bulevardit. Duhet të punohet më tepër, me të githë ato, të cilët i largojnë mbeturinat jasht orarit, dhe jasht vendit të caktuar. Kjo vlen për të gjitha lagjet në qytetin tonë, duke filluar nga Kalaja. Këto zotërinj, duhet ta kuptojn, se intersat personale, nuk mund të jen mbi ato të përgjithëshmet.

Zana-Hollaj-Sarvan-Ulqin-Ulcinj-1
Ti kthehem edhe pak Zanës. Zana është një arkitekte e dalluar. Ka qenë një kohë “Sekretaresh” për urbanizëm, dhe shumë Ulqinakë nuk e kanë ditur ta vlerësojn punën e saj. Nuk mund e mos ta përmend, pasi që nuk është mirë të harrohen disa gjëra. Zana ka nap një kontribut të madhë për rindërtimin e Xhamisë së Detarëve në Ranë, si edhe për disa projekte tjera, por kjo është një temë tjetër…

Ismet Karamanaga

YouTube Preview Image