Në Kuvendin e Malit të Zi, Nimanbegu pyet Gjukanoviqin per Kriporen – Video

May 29, 2014   | Politika

Genci-NimanbeguKryetari i Klubit të këshilltarëve të partive shqiptare, Iniciativës qytetare kroate dhe Partisë Liberale Genci Nimanbegu  pyeti në Kuvendin e Malit të Zi kryeministrin Millo Gjukanoviq çfarë ka bërë Qeveria e Malit të Zi deri tani dhe a planifikon të ndërmarr aksione të reja në rastin e privatizimit të pasuksesshëm të Kripores në Ulqin.

GJUKANOVIC-KRIPORJA

Kryeministri Millo Gjukanoviq, ka theksuar se do ti përgjigjet ftesës së prokurorisë kryesore të shtetit në kuadër të hetimeve për vrasjen e kryeredaktorit të gazetës DAN Dushko Jovanoviq. Lideri i Malit të Zi pozitiv Darko Pajoviq e ka pyetur kryeministrin në parlament, se çka ka bërë si kryeministër që ti njoftojë institucionet kompetente të shtetit për rrethanat lidhur me vrasjen e Jovanoviqit. Gjukanoviq ka theksuar se kryeprokuroria e shtetit ka iniciuar dëgjimin e një numri  të madh të individëve në rolin e dëshmitarëve, të cilët kanë disponuar me informata të caktuara lidhur me vrasjen e tij , mirëpo prokuroria ende nuk e ka përfunduar punën . Gjatë këtyre ditëve e kam marrë  ftesën e prokurorit të shtetit dhe me përgjegjësi maksimale do ti përgjigjem menjëherë posa të më lejojnë obligimet e kryerjes së funksionit të kryeministrit ka theksuar Gjukanoviq. Në emër të klubit të partive shqiptare Genci Nimanbegu nga Forca e ka pyetur kryeministrin se çka ka bërë qeveria deri tani dhe a planifikon të ndërmarrë aktivitete të reja në rastin e privatizimit të dështuar të kripores së Ulqinit . Gjukanoviq ka theksuar se kriporja ka një traditë disa deceniesh, por ka kaluar dy faza të ndryshimeve  drejtuese, të cilat kanë ndryshuar strukturën e pronësisë. Ai ka shtuar se qeveria për shkak të falimentimit nuk mund ti ndajë koncesione kripores për eksploatimin e kripës. Ai megjithatë ka shtuar se qeveria ka për qëllim që këtë lokalitet ta ruaj si hapësirë  në të cilën do të prodhohet kripa e detit.

Ju ftojmë të ndiqni Videon

YouTube Preview Image