Loro Markiqi në mbledhjen konstituive e këshillit gjyqësor të MZ

July 5, 2014   | Ngjarjet - Events

Loro-MarkiqMbahet mbledhja konstituive e këshillit gjyqësor

Sot u mbajt mbledhja konstituive e Këshillit Gjyqësor në të cilën u zgjodh kryetari i këtij Këshilli. Këshilli njëzëri për kryetar zgjodhi, Mlladen Vukçeviq, i cili tha se emërimi i tij është kulminacion i karrierës së tij profesioniste dhe se do të bëjë ç’është e mundur që të kontribuojë në reformën e gjyqësorit dhe, siç tha ai, strategjia e reformës së gjyqësorit të mos mbetet vetëm në letër por të jetë jetësohet edhe në vepër. Vukçeviq u shpreh se Këshilli Gjyqësor e ka respektuar afatin kushtetues që të konstituhet brenda tre ditësh nga shpallja e tij, me çgjë mundësohet fillimi i procedurës për zgjedhjen e kryetarit të Gjyqit Suprem. Zgjedhja e tij do të bëhet në afatin prej 30 ditëve nga konstituivi i Këshillit Gjyqësorë, të cilin e zgjedh dhe e shkarkon Këshilli me dy të tretat e votave, në periudhë pesë vjeçare. Presidenti Filip Vujanoviq ka shpallur përbërjen e Këshillit gjyqësor i cili ka 10 anëtarë. Për anëtarët e Këshillit, Konferenca e Gjykatave ka zgjedhur gjykatësin e Gjyqit suprem Radoje Oroviq, nga ai i Apelit Miliq Megjedoviq, nga Gjykata e Lartë në Podgoricë Natasha Bozhoviq dhe Zhelko Jovoviqin  nga Gjykata e Gjyqit Themelor të Podgoricës. Nga radhët e juristëve të dalluar Parlamenti ka zgjedhur Dobrica Shlivançaninin, Loro Markiqin, Mlladen Vukçeviqin dhe Vesna Simonoviq Zvicer. Anëtari i Këshillit është edhe ministri i drejtësisë, Dushko Markoviq.

TVCG

Diçka për Loro Markiqin

Avokati nga Ulqini Loro Markiq u zgjodh në mbledhjen e Këshillit për sistem politik, drejtësi dhe administratë të Kuvendit të Malit të Zi për anëtarë të Këshillit gjyqësorë.

Për të votuan deputetët e PDS-së(DPS), PSD-së(SDP) dhe PSP-së(SNP), si dhe nënkryetarja e MZ Pozitiv Azra Jasaviq.

Ndër kandidatët të cilët nuk u zgjodhën ishte dhe funksionari i PDS-së lokal.