Grupi Atlas kërkon dëmshpërblim prej 10,5 milion € nga komuna Ulqinit – Video

July 8, 2014   | Lajmet / Vijesti, Politika

Abazovic - Nimanbegu“Qytetarët e Ulqinit nuk mund të pajtohen me atë që dikush përvetëson të mirën publike në dëm të tyre dhe në dëm të Malit të Zi”, kanë thënë sot në konferencën e përbashkët për shtyp deputetët nga Ulqini Dritan Abazoviq, Genci Nimanbegu dhe Lilana Gjurashkoviq.

Ato në Kuvendin e Malit të Zi, në lidhje me “rastin K1” për shkak të cilit “Atlas grupi” prej komunës së Ulqinit kërkon dëmshpërblimin prej 10,5 milion euro, thanë që bëhet fjalë për procesin gjyqësor i cili kërcënon që komunën e Ulqinit ta shtyj në falimentim.

Abazovic - Nimanbegu-1

Deputetët folën për vendimet e dyshimta të organeve gjyqësore të Malit të Zi gjatë tërë këtij rastit dhe ftuan instancat më të larta gjyqësore që me më shumë vëmendje të shikojnë veprimet e organeve më të ulëta gjyqësore.

Është theksuar që për veprimet e gjyqësorit në “rastin K1” do të njoftohen institucionet europiane, raporton media nga ulqini Ul.info.

YouTube Preview Image