Në Tuz humb jetën punëtori nga Gjakova

July 15, 2014   | Rajoni / Region

ndertime-TuzeTuz S.B. (32), punëtor nga komuna e Gjakovës, sot rreth mesdite ka humbur jetën pasi ra nga skela ndërsa po punonte në një objekt të kompanisë “Kovaçi” në Tuz afër Podgoricës.

Siç njofton agjencia e lajmeve Mina, sipas informatave të marra nga Policia, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 të ditës së martë kur punëtori fatkeq kishte rënë nga lartësia duke pësuar lëndime  të rënda

I ndjeri edhe pse u transportua menjëherë në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë ai nuk mundi të shpëtonte nga plagët e rënda që mori duke rënë nga lartësia.

Hetuesit e Policisë kanë bërë ekzaminimin e gjurmëve të mbetura në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet dhe rrethanat në të cilat tanimë i ndjeri S.B. humbi jetën.

Zëri