Publikimi i planeve të veprimit dhe dokumenteve sekrete për rastin e rrëzimit të pushimores K-1

July 18, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Shkruan Muhamet Nika,

 

PUBLIKIMI I DILEMAVE DHE DOKUMENTEVE SEKRETE  PËR RASTIN E RRËZIMIT TË PUSHIMORES  K-1(KOSOVA NJË)- vazhdim (3)

Publikimi i planeve të veprimit dhe dokumenteve sekrete-1

 

Para se të merremi me publikimin e dokumenteve sekrete të Komitetit Qendror të Partisë, me të cilin u nxor vendimi për dëmtimin e pushimores K-1, pa pëlqimin e palës kosovare, për të cilën  është ngritur  padi prej 10milion  eurove, vlerësojmë të nevojshme që për opinion të  shtrojmë edhe disa dilema që kërkojnë përgjigje.

 Dilema e parë , që të opinioni kërkon sqarim , është: Athua që politika nacionale –deputetët e Ulqinit, duke reaguar për  aferën financiare,  të K-1,  këtyre ditëve, dëshironin të qitnin në plan të dytë ,  atë çfarë  ndodhë me bllokimin e  Xhirollogarisë,  për skandalin financiar -Partizanski put, prej 800 mijë eurove, në raport me skandalin K-1.prej 10 milion eurove. Madje nga deputeti Genci Nimanbegu dhe Luigj Shkrela, patëm  prononcime edhe për Kriporen e Ulqinit, por jo për Partizanski put?!! Ose , i binte që për këtë t’i gëzoheshin “ bllokimit të Gjekës ..?!!!

Dilema e dytë, është: Athua pse deputetët shqiptarë, po e përkrahin, moszgjidhjen e prokurorit të shtetit që bënë DPS-i, kur edhe SDP-ja , i është bashkuar opozitës rreth çështjes së mos zgjedhjes së tij , duke kërkuar ndërrimin  e prokurorit. A mos

thotë kjo që ata,  apo ndoshta politikat  të cilën deputetët përfaqësojnë nuk i lejon të marrin një hap të tillë radikal dhe si të shpjegohet kjo, kur amerikanë dhe gjermanët, përmes ambasadave në Podgoricë kërkojnë zgjedhjen e prokuror sa më parë.

Dilema e tretë, është: Athua se Serbia dhe Kosova duke , kërkuar dëmshpërblim, nga Mali i Zi, për rastet, fillimisht të kenë paditur Malin e Zi, kurse  nëse është kështu , si ishte e mundur që Mali i Zi të nxirrej dhe  këtë në dëm të komunës?!

Dilema e katërt, është që, athua  se këshilltarët e KK  të Ulqinit, mund ta marrin me mend  dhe se a u shkon ndër mend ,  që  si është   e mundur që trashëgimtari  i një firme,  ish-komuniste,  nga Ulqini- psh., ish Otrant Komerci, në emër të një borxhi që trashëgon ndaj Serbisë dhe Kosovës, me vendim të gjykatave të shteteve të përmendura, mund të bllokonte gjirollogarinë e Beogradit dhe  të Prishtinës?! Ndërsa për këtë të mos kollej askush prej  kuvendeve të tyre.  Tjetër, a thua do të kishin lejuar këshilltarët e këtyre qyteteve që  sekretarët për mbrojtjen e pasurisë , për  lëndët – me këso shumash, t’i mbronin në gjykata pa vendim politik të kuvendit., kështu si po veprojnë këta tanët…?!  Athua se kjo është një guxim i madh i tyre, apo ndoshta,  mos njohje e kompetencave të veta, ose injorim i pushtetit kontrollues të kuvendit?!

Ligji parashikon se mbi 30 mijë euro, për përfaqësuesit e komunës, nevojitet pëlqimi politik i kuvendit  para gjykatave. Kurse nën 30 mijë euro vendos kryetari i komunës …Nga ana e tjetër, athua se dihet, që për angazhim  të mbrojtjes shtesë (të

një avokati tjetër), si në rastet tona,  e cila  u bë vetëm me vendim të kryetarit të komunës e pa dijen e kuvendit, gjithë është shkelje e rëndë ligjore. Për këtë në një komunë normale do   të shkohej në  përgjegjësi, sepse lirisht, mund të dyshohej për krim të organizuar…?!!!

Dilema e pestë, dhe e fundit, do të ishte : Athua se  mbrojtjet e dobëta të komunës, kanë qenë të qëllimta, me qëllim përfitimi dhe se athua  sekretarët  për mbrojtjen e pasurisë, duhet të thirrën në përgjegjësi për lëshime profesionale të bëra në proceset gjyqësore  në dëm të komunës…

 

Psikologjia e krimit  të fushatës antishqiptare të 81-shit,

Reflekton edhe  në  pushimoren e Kosovës në Ulqin….

 

Sa për psikologjinë e krimit që u krye atëherë ndaj Kosovës nga Komiteti Qendror  i Partisë  dhe atij  komunal , shihet se presioni  i cili  bëhej në këtë kohë ishte presion politik . Duke qenë si i tillë , stafi politik  i atëhershëm, i vetëdijshëm për pasojat e mundshme, shihej se nuk kish besë as te sistemi që vetë kish krijuar për ” të ruajtur fshehtas”dëshmitë e fushatës kunder -shqiptare.

Andaj, dokumentet kundër-shqiptare,  të kësaj kohe,mbanin shifrën;”Sekret i lartë” dhe ruheshin në kasën e hekurt ,në kabinet të kryetarit të komunës. Kurse çelësat e saj i mbante vetë kryetari…  Kështu sot nuk duhet të na habisë fakti  që në njërën nga dosjet e shumta të dokumenteve të gjetura,që i kanë shpëtuar djegies, është e shkruar  ; “dokumente që nuk janë në

fuqi dhe të cilat duhet djegur “.Mbase kjo bëhej për të fshehur gjurmët ,dhe sepse , komunistët ,druheshin nga hakmarrjet e mundshme të  më vonshme?

Pjesë e kësaj fushate antishqiptare, si duket, ka qenë edhe vendimi për rrënimin e  Pushimores së Kosovarëve në “K-1” në Ulqin.

Në mes rreshtave,  mund të kuptohet që dhënia e lejes për ndërtim të pushimores turistike,nga individë shqiptarë të strukturave udhëheqëse të komunës, u prishte planet strukturave shovene , sepse ardhja e kosovarëve  ndërronte dukshëm strukturën e popullsisë në dëm të elementit sllav…??!!!

 

Në deklaratat me shkrim të kryesisë së komunës , rasti i kësaj pushimoreje cilësohej, si”…Mosrespektim ose çrregullim i dukshëm i Planit Hapësinor”ADRIATIKU I JUGUT”, duke vazhduar me tone kritike , në te , përveç, tjerash lexojmë  se, në rastin konkret mos respektimi i Planit(sipas komitetit),krijon mundësi, që nga kjo ,   të shihet: “….Mos përgjegjësia dhe keqpërdorimet e disa organeve të komunës sonë, të vetëqeverisjes lokale dhe të individëve, të cilët  , përtej kompetencave të veta, duke injoruar rolin e funksionit të vet, po dhe kompetencat në lëmine e mbrojtjes së ligjshmërisë: u përcaktuan për një politikë absurde nxorën konkluza alarmante. Nënshkruan dokumente dështuese kapitulluese dhe lëshuan leje dhe vendime politikisht dhe  moralisht të dyshimta”…

Andaj kuvendi i Ulqinit, me 31 mars 1982,nxori konkluzë……,” për nxjerrjen jashtë fuqie të çdo akti që ka lidhje me pushimoren, në “K-1”…., si dhe të nisen bisedat për ndarjen e lokacionit të ri, por deri të marrëveshja me palën Kosovare nuk është arritur.

 Publikimi i planeve të veprimit dhe dokumenteve sekrete-2

Puna e rrëzimit të tyre nuk u mirëprit nga pala e Kosovës. Në një dokument i cili i dorëzohet  sekretarit  të  komitetit Qendror Të Malit të  Zi , zotëri, Vukail Vasiljeviq- sipas marrëveshjes së tij,  me  kryetarin  e  Komunës së Ulqinit, i cili për nga funksioni ish edhe  kryetar i Këshillit të Sigurimit, z. Miodrag Miroviq,  e njoftonte atë  me shkrim,rreth përfundimeve dhe konkluzave të Këshillit të sigurimit, të Mbrojtjes Popullore,  dhe të Vetëmbrojtjes Shoqërore…  Mbledhja ishte  mbajtu, më 21 shtator 1982. Nga ajo , mësohet se”..Në mbledhje u bë fjalë për pushimoren K- 1, në Plazh të Madh  edhe nga këndi i mbrojtjes dhe  të sigurisë(….?! v.j.), të pranishmit u njoftuan se në pajtim me konkluzat e kuvendit…. Kryetari  Mishko Miroviq, kish zhvilluar biseda me   Imer Pulën, kryetarin e Këshillit Ekzekutiv të  KSA të Kosovës,  më 21 . 9.1982 dhe se nuk ishte pritur fare mirë atë , për shkak të vendimit rreth   ndalimit të punës në K-1, bashkë me informatën e kuvendit të KK Ulqin , më 31 mars të këtij viti …  Ai i kish premtuar kryetarit të Sindikatit, Vujakoviqit se do të nisin bisedimet me përfaqësuesit e Ulqinit dhe për këtë ishte ngritur grupi punues  në përbërje : Fadil Taipoviq,Miodrag Miroviq, MiliqMijoviq, Ekrem Rresulbegoviq,Jovan Miçetiq, Sulço Mavriq, dhe mbrojtësi i komunës Anto Markiqi.

 Në dokument ndryshe thuhej ,se: Duke pasur parasysh  që Ekrem Resulbegoviqi nuk ka pasur sukses  që në pajtim me konkluzat  e Kuvendit të vë kontakt me kryetarin e Sindikatës  së Kosovës deri te takimi ende nuk ka ardhur…”

Nga  cilësimi i këtij dokumenti si sekret dhe si i rrezikshëm për sigurinë në Ulqin, dëshmon që udhëheqja komunale i ishte  dhë panikës. Ky nuk ishte skandali i vetëm që kryhej ndaj  sindikatës së Kosovës. Kështu  komiteti për urbanizëm i Komunës së Ulqinit, i kish dhënë leje sindikatës së Kosovës, për ndërtimin e bllokut për pushimore të tyre në zonën e urbanizuar të qytetit (me siguri  me qëllim)- banesat para komune , të cilin më vonë e shodhi poshtë , duke iu blerë atyre me gjysmë çmimi, dhe duke vendosur në to të punësuar jashtë komunës së Ulqinit – kryesisht policë…?!!

 

Sipas gjitha gjasave, pritet që  ky vendim, nga këndi i tjetër, pas shumë vitesh do të ndikojë negativisht  sërish, si proces gjyqësor, në buxhetin e Komunës së Ulqinit, e që nënkupton kompensimin e dëmit të prishjes së kompleksit të  Kosovës . Kjo   pritet të bëhet ndaj atyre që do të  deklarohen dhe dëshmohen si trashëgimtarë juridikë  të ish kompleksit para gjykatës.

Në se kjo ndodhë, atë herë pritet që politika të mbajë fjalën e dhënë , mandatin t’ia kthejë popullit. Kurse para shkurtimit të mandatit, për të mbrojtur  taksapaguesit ulqinakë, nga krimi i organizuar i plaçkës,  do të ishte e nevojshme, të ulë porozët dhe taksat e ndryshme në mënyrë drastike. Sepse  nuk ka logjikë, që taksapaguesit ulqinakë, të mbushin xhepat e mafiozëve të shtetit…?!!