Selatin Gjeloshi në emisonin 1 Kafe me Labin në hotel Mediteran Ulqin – Video

July 19, 2014   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

Selatin-Gjeloshi-1-Kafe-me-Labin-UlqinSelatin Gjeloshi ishte para disa ditëve mysafirë ne emisionit 1 Kafe me Labin që transmetohet nga terasa e pishinës të hotel Mediteran në Ulqin.

Ai në interviste me Labin tha se  “Hotel Mediteran” eshtë ndër hotelet më të pëlqyera dhe i cili ofronë kushte të mira për pushuesit.

Drejtori i “Hotel Mediteran”, Selatin Gjeloshi, ka thënë se çmimet janë në nivel me vitet e kaluara dhe se ka rritje të turistëve deri 20 % për dallim nga periudha e njëjtë në vitin 2013.

“Kapaciteti i këtij hoteli është për momentin 134 dhoma do të thotë diku 330 shtretër. Investimet nuk kanë munguar, të gjitha dhomat kanë, do të thotë, përveç akomodimit normal që do të ketë aircondicion, banjë e televizorë, të gjitha kanë pamje në det, ajo është diçka më e rëndësishme për hotelin tonë. Të gjithë këto vite sa unë punoj në hoteleri janë mysafirë nga Kosova, por mysafirë nga Kosova janë edhe ata të diasporës”, ka thënë Gjeloshi.

Për më shumë ndiqni videon dhe intervistën 1 Kafe me Labin

YouTube Preview Image