BL Shtojë: Ska ndërtim të akva-parkut derisa të përfundojë procesi gjyqësor

July 27, 2014   | Shtypi / Mediji

aquaparkMbasi që Kuvendi komunal i Ulqinit ka miratuar vendimin për qiradhënie të tokës për ndërtimin e akva-parkut në Shtoj, ka reaguar Këshilli i kësaj bashkësie lokale.

Siç thuhet në letrën e dërguar kryetarit të komunës Fatmir Gjeka, e të cilën e nënshkruan kryetari i Këshilli Viktor Makoviq, kjo parcelë është lëndë e kthimit të cilën e kërkon familja e Rudoviq Anto, Prenka etj, raporton agjensia e lajmeve Ul.info.

Ai thekson që, sipas Vendimit komunal mbi Bashkësitë lokale, për këtë investim duhet të njoftohej dhe të pyetet për mendimi, gjegjësisht pëlqim të Bashkësisë lokale.

“I nderuari kryetar, meqenëse ju nuk e kishit pëlqimin e Bashkësisë lokale, edhe që toka e përmendur është lëndë e restitucionit, Këshilli i BL në mbledhjen e mbajtur njëzëri solli vendimin që të ju njoftojmë se jemi kundër dhënies së lokacionit të përmendur kujtdo derisa të përfundojë procesi gjyqësor”, theksohet në letrën dërguar Gjekës dhe shtohet: “Poashtu, dëshirojmë të ju njoftojmë që nuk jemi kundër investimeve të huaja, kundër investitorit turk, as nuk jemi kundër dhënies së tokës në ndonjë lokacion tjetër në zonën e Shtojit”, thuhet në raportin e lajmeve Ul.info.