Nika: Ngjarjet dhe skandalet e korrikut 2014

July 31, 2014   | Opinione

MUHAMET NIKA _KRYETARI I KUVENDIT TË KOMUNES SE ULQINITShkruan : Muhamet Nika

Numri i ngjarjeve dhe skandaleve të dëgjuara në politikën Ulqinake është tepër i gjerë, kuptohet gjithnjë sipas nesh, por nga kjo listë po veçojmë disa:

I.Vendimi i ish –kryetarit të KNSH-së, Z. Tahir Tahiri, që rrugës Sukubinë -Ulqin, t’i vihet emri i kryetarit të parë të Lidhjes Demokratike , z. Mehmet Bardhi ?!! Ky lajm ishte i postuar në faqen personale kurse ata që e shpërndanë në rrjetin e gjerë social si duket i shkelen deri diku “kufijtë e lirisë së vetë” të shkrimit.

Thuhet, se një intelektual nga Ulqini, kur e dëgjoi propozimin, u deklarua që edhe ai vetë , nuk do të kishte kundër…, me kusht që me këtë emër të quhej e gjithë rruga- nga Sukubina deri në Cetinë…?!!!

II.Vendimi ministrisë së financave që ti vejë kapak lëndës “Partizanski put”.

Sipas gjitha gjasave , kjo ministri, ka vendosur të përkrah ankesën e organizatës sindikaliste të KK Ulqin, duke i dhënë asaj mundësinë e vjeljes së një kredie tepër të butë financiare prej 600mijë eurove . Nëse kjo bëhet realitet, atëherë të punësuarit e komunës do të shlyenin 4 pagat e veta mujore. Vlera e kësaj kredie, dihet se përputhet me shumën që banka i kish marrë komunës duke i bllokuar asaj llogarinë rrjedhëse për disa javë. Kjo bëhej në emër të një borxhi , që “gjoja komuna e

Ulqinit e trashëgonte”ndaj ish ndërmarrjes komuniste “Partizanski put “nga Serbia?!

Shtojmë që në emër të këtij skandali dikur ishte paditur edhe vetë shteti iMalt të Zi, por se si u tërhoq nga padia, mbetet gjithnjë enigmë?!!

Merret vesh se “dritën e jeshile”, për tu realizuar vendimi i dyshimtë i gjykatës malazeze, e pat  nisur ish ministri i kësaj ministrie- Ivanisheviq, që është i njohur për skandalin sex në zyrë dhe që më pas për këtë , u përjashtua nga posti duke ikur”pa brekë dhe me presh në dorë…”?!!!

Athua se edhe ne , si komunë , e pësuam nga kushtëzimet që i bënin ish ministrit, prostitutat , mbase të lidhur me fajdexhinjtë e gjykatave…, mirëpo e gjithë kjo mbetet të dëshmohet? Kush e ka parë skenën e filmuar të seksit shumë të përfolur, në jutubë, vëren që , prostituta, pas aktit i drejtohet ish -ministrit, me fjalët se”unë tashti të kam në dorë për çdo gjë dhe lehtë mund të te komprometoj në opinion…”?!!!

Se thonë kot, që e la fjalë , Napoleoni, dritë pastë, kur tha :sher she la fam( sebepi sherrit është gruaja”…?!!!

Në fund për skandalin, vetëm se duam të pyesim: Athua që dy nënkryetarët dhe të tjerët që pritën në takim ambasadorin amerikan, mund të jenë kujtuar dhe të kenë paditur gjykatat me qeverinë malazeze, se si po i marrin komunës, në mënyrë të organizuar, në emër të do borxheve të pa qena , nga dy herë radhazi shuma të majme parash . Në kohën time , pas viteve 90, unë mbaj mend se vetëm këtë punë bëja në kontaktet e mija metë huajt deri në kohën e Hajdinagës…?!!

III A thua që Ulqini shumë shpejt do të mbes pa Shtëpi të Kulturës

Mësohet se Atllas Mont Banka, që administrohet , nga Atllas Grup, ka miratuar vendimin për dhënien e një kredie prej 1milion e 200 mijë eurove komunës së Ulqinit, por që për këtë kërkon të vihet nën hipotekë Biblioteka e qytetit. Kredia e tillë me kushtet e veta është miratuar edhe nga qeveria. Kujtojmë opinionin e gjerë që “Atlas grup”, si trashëgimtar i Rekra tursit, i cili i ofron kredinë e përmendurs e paditë komunën , rreth K-njishit, në shumën prej 10 miljon eurove…?!!!

Duke e parë atmosferën e krijuar në mungesë të një strategjie politike kulturore të qëndrueshme në qytetin tonë dhe rënien e aktivitetit në nivelin zero të këtij institucioni , ka mundësi që ky vendim i bankës edhe të votohet në parlament. Tjetër, në favor të kësaj teze shkon edhe psikoza e ligjit të kulturës i cili parasheh se ajo duhet të transformohet deri në fund të vitit . Kjo psikozë e tillë, gjithë se si i shkon në favor themeluesit- Kuvendit të Ulqinit, i cili e di që shumë shpejt do ta humb ndikimin në këtë institucion. Kurse me këtë politikë udhëheqëse të shtëpisë të kulturës, ajo veç është bërë barrë si institucion publik dhe përkeqëson psikozen e formuar.

Zaten edhe struktura e pa përvojë dhe shumë e dobët profesionale e këshilltarëve në kuvendin ekzistues lë shumë për të dyshuar. Andaj ka gjasa, që ata, shumë lehtë të çojnë gisht për ta futur bibliotekën ec përmendur si hipotekë….?!!! Gjasat e kësaj pune, janë edhe më të mëdha, kur dihet që për opsionet   e   vënies së hipotekave të vendeve tjera janë shumë të mëdha edhe brenda vetë opsionit qeverisës. Nga se ata mund të shkelin zonat e sferave të interesit politik dhe financiar të atyre që administrojnë me hapësirë, qoftë në mënyrë private , qoftë përmes ndikimit në politikën e kuvendit duke qenë me mandat.