Fluks turistësh në pikën kufitare në Sukubin – Muriqan

August 5, 2014   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Fluksi -turistik-ne-Sukubin-Muriqan-1Në pikën kufitare të Sukubin – Muriqanit në Shkodër këtë muaj janë rritur hyrjet dhe daljet e turistëve të huaj.

Burimet zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Kufirit thonë për ATA se në raport me hyrje e daljet, numri më i madh vërehet në hyrje, ku krahas turistëve të huaj, shifrat e të cilëve janë gjithnjë e në rritje, pjesen më ta madhe e përbëjnë kryesisht emigrantët, të cilët preferojnë të kthehen në Shqipëri për të kaluar pushimet verore.

Nga informacionet e marrë pranë Policisë Kufitare në pikën e kalimit kufitar në Muriqan, vetem në tre ditët e para të këtij muaji, numri i personave që kanë hyrë në territorin shqiptar eshte 27.363, ndërsa e mjeteve në të njëjtën periudhë kohore është 5525.

Ndërsa në harkun kohor të muajit korrik, shifrat në hyrje e dalje në këtë pikë kufitare janë 201.261 shtetas, ndersa ajo e mjeteve eshte 59. 577. Piku i fluksit të lëvizjeve, qoftë në dalje dhe hyrje, jane oret e paradites e sidomos oret emesdites në hyrje, kohë qe përkon edhe me orarin e ardhjes së tragetit të linjes Itali-Bari (Tivar) i Malit të Zi, qe duke qënë një port shumë pranë kufirit me Shqipërinë, ka nje frekuentim te madh nga ana e emigratëve.

Nga ana e Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër janë marrë të gjitha masat me shtimin e numrit të efektivave policorë dhe të sporteleve të përpunimit të dokumentacionit, ne menyre qe koha e pritjes të jetë sa më e shkurter.

Gazeta Sot