OTU: Trefishohet numri i turistëve në Ulqin

August 15, 2014   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Ulqini-ka-lezetKomuna e Ulqinit ka njohur nje rritje te numrit te turisteve gjate ketij sezoni. Nje fakt i tille eshte konfirmuar nga Organizata turistike e Ulqinit, ku kordinatorje e OTU-së Emina Dervishi ka folur per ecurine e deritanishme te ketij sezoni, duke u bazuar ne shifra evidentohet me se miri se sezoni aktual ka shenuar nje rritje te ndjeshme te numrit te turisteve krahasuar me nje vit me pare.

ulqini-sot-1

Sipas të dhënave të Organizatës turistike të cilët iu dhanë Portalit – Lajme nga Ulqini, në rivierën e Ulqinit këtë fundjavë pushojnë mbi 29.185 mijë mysafirë, që është për 11 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Më së shumti mysafirë janë në akomodimin privat, 25.160 mijë, në hotele pushojnë tre mijë, derisa në kampe 288 mysafirë.

Nga numri i përgjithshëm i mysafirëve, vetëm 1.050 janë vendas.

Nëse gjykojmë sipas plazheve të mbushura dhe trafikut të rënduar, atëherë në Ulqin këto ditë pushojnë të paktën tre herë më shumë mysafirë seç janë të regjistruar zyrtarisht.