Njoftim për studentët nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi

August 20, 2014   | Bota, Lajmet / Vijesti

KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Nr. 92 /14

Ulqin, me 19.08. 2014

Njoftim

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, informon të gjithë të interesuarit që duan të ndjekin studimet në ciklin e parë më kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve në ciklin e dytë në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë për vitin akademik 2014 – 2015 , të aplikojnë direkt pranë fakultetëve përkatëse nga data 25 gusht deri me 10 shtatorë 2014

 

Për disa programe studimi (fakultete) , për të cilat janë paraparë të zhvillohen konkurse të pranimit aplikimet duhet të bëhen nga data 21 gusht deri me 28 gusht ora 12:00 . Këto fakultete janë:

 

  1. Universiteti i Artëve , Tiranë
  2. Universiteti i Sportëve, Tiranë
  3. Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Fakulteti “Edukim Fizik dhe Sport”
  4. Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Fakulteti “Edukim Fizik dhe Sport”
  5. Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës , Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën- FASTIP

a). Menaxhim i Bankave (Program në gjuhën angleze)

b). Menaxhim i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (Program në gjuhën angleze)

 

Për numrin e kuotave për shqiptarët nga Mali i Zi, dokumentet që ju nevojiten për aplikim, procedurat, afatet, si dhe datat e provimeve pranuse në ato programe studimi që përmendem më lart i keni të publikuara në Web faqen e Këshillit.

 

www.knsh.me

 

Gjithashtu aty do të mund të gjeni të gjithë dokumentët dhe sqarimet në mënyrë të hollësishme.

 

Për çdo sqarim mundë të kontaktoni në adresat e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi

 

Ulqin, Bul. Gjergj Kastrioti Skenderbeu p.n (pranë Qendrës Kulturore -Ulqin)

Tel/ fax : 030/ 411-302, mob. 069/ 333 – 663 ose 067 / 747-707

e-mail: knsh@t-com.me

 

 

Me respekt,

Kryetari,

Genci Nimanbegu