Qeveria e Malit të Zi se shpejti do ta marre Kriporen e Ulqinit

August 21, 2014   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Ulcinjska-Solana-Qeveria së shpejti do të duhej ta marrë Kriporen e Ulqinit Bajo Sekuliq, ka kumtuar kryetari i sindikatës të kësaj ndërmarrjeje, Marko Miranoviq. Qeveria, do të duhej që të paguajë të gjitha 10 rrogat e prapambetura dhe borxhin prej rreth 20 mijë euro për energjinë elektrike që Kriporja i detyrohet Elektroekonomisë. Pagesa e të gjitha rrogave pritet deri në fund të vitit, ka thënë Miranoviq, për gazetën Dnevne Novine. Qeveria, siç ka shtuar ai, do ta kthejë Kriporen, kurse pronarëve të fabrikës do t’ua paguajë të gjitha paratë që i kanë investuar në të.

Miranoviq ka thënë se problem i përgjithshëm i fabrikës, si dhe i punëtorëve duhet të zgjidhet sa më parë. Në vend të pushimeve, siç rekomandon Miranoviq, zyrtarët shtetërorë përfundimisht do të duhej ta marrin fatin e punëtorëve në duar të veta. Është koha që problemeve tona t’u vihet pika dhe kriporja përfundimisht të fillojë të funksionojë normalisht, ka theksuar Miranoviq. Drejtoria e falimentimit e kripores së Ulqinit, të hënën ka publikuar tenderin e 11 me radhë për shitjen e pronës të ndërmarrjes me çmim fillestar prej 179 milionë euro.

TVCG