Genc Selita një sportist që premton shumë + Foto

August 28, 2014   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

 

Genc-Selita-Ulqin-TenisGenc Selita është vetëm 16 vjeç dhe në të ardhmen pritet të na bëj krenar të gjithë ulqinakët me suksesin e tij. Sipas Gencit vështirsi ka kudo në jetë, por me vullnet dhe punë ai do arrin ti kalon të gjitha pasi çelësi i suksesit në tenis dhe jetën në përgjithësi është të kesh guxim, gjë që e kanë ulqinakët shprehet ai.

Ai në një intervistë për “Lajme nga Ulqini” ka rrëfyer për sukseset e tij në përgjithësi dhe për planet e tij në të ardhmen.

Ky djalosh 16 vjeçar nga Ulqini, anëtar i KT “ Bellevue “ është tenisti shqiptar që premton shumë. Me sportin e tenisit e ka filluar   para 4 viteve në Klubin e Tenisit “ Bellevue”.

Genc-Selita-Ulqin-Tenis-1

Gencit  tenisi i hyrë në zemër kur filloi punën shkolla e tenisit, pranë Klubit “ Bellevue” . Qysh atëherë ai filloi stërvitjet e rregullta dhe ky sport shumë shpejt u bë pjesë e pandashme e jetës së tijë.

Ka marrë pjesë rregullisht në gara të niveleve të ndryshme dhe ka shënuar rezultate bindëse deri tani. Genc Selita do marrë pjesë në muajin shtator në  Turneun”Tenis Tirana Open 2014″  në garat ndërkombëtare të tenisit. Pa i mbushur 13 vjeç ai ishte fitues i medaleve në turneun shtetëror të Malit të Zi për grupmoshën deri në 14 vjeç, kurse për lojën dhe sukseset e deritashme të Gencit ashtë kujdesur ishë trajneri Milosh Mihailloviq, kurse prej sotit kujdeset trajneri nga Ulqini Senad Tafa.

Genc Selita pret të kthehet me medalje nga turneu i radhës i tenisit për juniorë që do të mbahet në shtator në Tiranë. Ai insiston se ndihet krenar për këtë përfaqësim dhe shpreson të mos kthehet duarthatë nga Tirana. Ai thot për intervistë për “Lajme nga Ulqini” se pret të sjellë në Ulqin ndonjë medalje, sepse eshte stërvitur mirë dhe ka besim në vete. Nuk besoj se do të zhgënjej, por do të bëj të gjithë të ndihen krenarë me paraqitjen time në Tiranë.

Genc-Selita-Ulqin-Tenis-2Prandaj talentëve të tillë si Genci, por edhe shumë të tjerë që ka në gjithë Ulqini dhe Mali i Zi, do duhej dalë në ndihmë, vet institucionet tona shtetërore, që kanë në përgjegjësi sportin, në mënyrë që ata, duke zhvilluar, afirmuar sporte të ndryshme, afirmojnë veten por edhe Ulqinin dhe Malin e Zi. Talentët duhet, ndihmuar, ushqyer, afirmuar e jo t’i lëmë të shuhen.

Le të shpesojmë se ditë më të mira do të vijnë për të gjitha sportet e Ulqinit, e ashtu edhe për Gencin, një tenistë që premton, e i cili, përkundër angazhimeve në këtë sport arrin të jetë edhe nxënës i mirë dhe sjellje shembullore.

Genc Selita Facebook