SOS-telefoni lufton për pozitën më të mirë të femrave

August 30, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

SOS -Telefoni-Hatixhe-Nelaj-Ulqin-1SOS -Telefoni për femra dhe fëmijë, viktima  të dhunës nga Ulqini, tash katër muaj realizon projektin,  nën moton: “Përmirësimi  i mbrojtjes sociale dhe sigurisë së viktimave në familje”.Realizimi i projektit zgjat nëntë muaj dhe financiarisht është mbështetur  nga Komisioni Evropian.

„Qëllimet  e këtij projekti  janë: Përmirësimi I mbrojtjes sociale  dhe sigurisë së viktimave në familje ,si dhe përmirësimi  i cilësisë dhe qendrueshmërisë së  servimit të ndihmës së grave dhe fëmijëve  – viktima të dhunës në Ulqin.

Gjatë realizimit të deritashëm të Projektit ,SOS, krahas  aktivitetit të kujdestarisë së rregullt /kujdestari  pranë telefonit të SOS-it/, viktimave të dhunës  u është ofruar ndihmë juridike  dhe ndihmë individuale. Po ashtu  janë realizuar  edhe seminare edukuese  për anëtaret e organizatës dhe edukimi i tyre mbi shërbimet e  personave të besueshëm ,si dhe planin e ndihmës së viktimave,si dhe jetësimi i punës së grupit  të vetëpërkrahjes.

“Në fazën përfundimtare  është hartimi i fletushkës informative  mbi mundësitë e mbrojtjes së viktimave të dhunës,-  thotë drejtoresha e SOS-Telefonit, Hatixhe Nelaj, koordinatore e Projektit.

Ajo ka  vlerësuar  bashkëpunimin e mirë  të SOS – Telefonit  dhe të Komunës së Ulqinit,si dhe institucionet relevante  /Gjyqin themelor,policinë dhe Qendrën për punë sociale/.

Ky bashkëpunim, njëkohësisht, është garancion I realizimit të suksesshëm jo vetëm I këtij,por  edhe i projekteve tjera.

„Veç këtij projekti , SOS -Telefoni për gra dhe fëmijë, viktima  të dhunës në Ulqin, në bashkëpunim me  Qendrën për arsimim qytetar  dhe me Qendrën e iniciativës qytetare nga Beogradi , të mbështetur  financiarisht nga  Bashkimi Evropian, ka filluar realizimi  I projektit “T `I  përshpejtojmë të drejtat e njeriut”.

Aktiviteti kryesor është hartimi i planit  lokal  i aksionit mbi barazinë gjinore.Synimi  primtar është përmirësimi i  pozitës së  gruas në Komunën e Ulqinit “,- apostrofon zonja Nelaj.

„Duke pasur parasysh  numrin e madh të problemeve me të cilët ballafaqohemi në komunitet, jemi të vetëdijshme se nuk mund të zgjidhen  në mënyrë të paorganizuar  edhe nëpërmjet , aksioneve  rasti,por në nivelin e komunitetit  duhet siguruar  kornizën institucionale  dhe dokumentin e planit, I cili  determinon pjesëmarrjen dhe  përgjegjësinë e administrates vendore”,- ka porositur  Hatixhe Nelaj në  conference me gazetarë.