Përfaqësuesit e Xhamisë së Klleznës vizituan qendrën “Sirena” + Foto

September 7, 2014   | Shoqëria / Društvo

Qendrën ditore për fëmij-Sirena-Xhamia-Klleznes-Ulqin-Para ditën e së Premtes, me datë 29.08.2014, përfaqësuesit e xhamisë së Klleznës vizituan Qendrën ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “SIRENA” në Ulqin me ftesë të drejtorit të kësaj qendre z. Bilal Alaj.
Në vizitën e bërë nga xhamia e Klleznës morën pjesë imami i xhamisë z. Senad ef. Maku bashkë me kryetarin e këshillit të xhamisë z. Samir Kurti dhe z. Enver Rexha anëtarë i këshillit të xhamisë.
Në fillim drejtori i Qendrës ditore “SIRENA” z. Bilal Alaj, iu dëshiroj mirëseardhje përfaqësuesve të xhamisë së Klleznës, duke i falënderuar për vizitën e tyre dhe për kontributin e dhënë për këtë qendër, posaçërisht për fëmijët e kësaj qendre duke iu siguruar për disa muaj ushqimin ditorë në këtë qendër, të dhuruara nga projekti humanitarë “Shporta e Ramazanit” që organizon xhamia e Klleznës.
Gjatë takimit tonë z. Bilal Alaj tregoj të arriturat dhe punën e bërë në këtë qendër, por edhe duke treguar sfidat dhe nevojat e kësaj qendre me të cilat ballafaqohet për t’ju ofruar sa më shumë kushte të mira si dhe përkujdesje maksimale të kësaj kategorie.

Këshilli i xhamisë së Klleznës bashkë më imamin e saj, e falënderuan drejtorin e kësaj qendre z. Bilal Alaj dhe bashkpuntorët e tij për pritjen e ngrohtë që na ofruan dhe që gjetën kohë që ti kalojmë disa çaste së bashku.
Mes tjerash imami i xhamisë z. Senad ef. Maku i përgëzoj për punën e palodhur që po bën kolektivi me në krye drejtorin e saj, gjë që është për tu admiruar e falënderuar puna e tyre që për një kohë të shkurtër arritën që këtë qendër ta kthejnë në një qendër serioze dhe më e mira në vendin tonë duke e treguar me punën e tyre si dhe në arritjen e kushteve sa më të mira për këto fëmijë dhe të rinjtë e kësaj qendre.
Imami i xhamisë falënderoj të gjithë kontribuesit që kontribuan në forma të ndryshme për këto kategori dhe njëherit që e kemi amanet nga i madhi Zot që të kujdesemi njëjtë sikur të jenë fëmijët tanë. Kështu që xhamia e Klleznës do të jetë përherë pranë kësaj qendre dhe do të jetë një urë lidhëse mes donatorëve dhe kësaj qendre, që nuk do të anashkalohet nga projektet që organizon xhamia e Klleznës, në mënyrë që këta fëmijë të mund në një farë mënyre të arrijnë një pozicion të rëndësishëm në shoqëri dhe të kenë përherë gëzimin dhe buzëqeshjen në fytyrat e tyre.
Me këtë rast imami i xhamisë i bëri një dhuratë simbolike drejtorit të kësaj qendre z. Bilal Alaj, për kontributin e tij të palodhur, me një libër plotë vlerë të autorit me famë botërore Martin Lings me titull: “MUHAMEDI – Jeta e tij sipas burimeve më të hershme”.

Në fund drejtori i Qendrës ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “SIRENA”, iu nda FLETËFALËNDERIM Xhamisë së Klleznës për kontributin e dhënë me këtë tekst:

Qendra ditore Sirena, ndanë FLETËFALËNDERIM Xhamisë së Klleznës


Jemi fëmijë që nuk flasim, nuk dëgjojmë, nuk shikojmë, jemi fëmijë me autizëm, fëmijë që nuk ecim, por ëndrrat i kemi të njëjta.
Ne nga ju duam mirëkuptim dhe jo mëshirë, na trajtoni njësoj si të tjerët.
Na dëgjoni, respektoni, mos na harroni.
Jemi të lumtur kur Zoti dhe ju jeni pranë nesh.
Zoti ju shpërbleftë për përkujdesjen që po bëni.

Fëmijët dhe kolektivi i Qendrës ditore “Sirena” në Ulqin

Këshilli i Xhamisë së Klleznës