IN MEMORIAM, Faik(Islam)Avdiu

September 12, 2014   | Ngjarjet - Events

IN MEMORIAM, Faik(Islam)AvdiuFaik Avdiu, radhitet në grupin e mësuesve të dekadës së pestë të shekullit XX, i cili nuk e pati fatin të shkollohet në mënyrë të rregullt dhe të panderprerë.Faiku lindi në Anë të Malit, në fshatin Sukubinë me 20.02.1924.Ai i kreu kater klasë në shkollën fillore(në gjuhën serbe) në Sukubinë, në qeshor të vitit 1935.
Në janar të vitit 1945 thirret në shërbimin ushtarak, të cilin e kryen në korrik të 1946.Porsa mbërriti në shtëpi, u njoftua për kursin pedagogjik në Ulqin, të cilin e ndoqi dhe e kreu me sukses.Në shtator të ati viti gjendet në detyren e mësuesit të përkohshëm në Sukubinë.Në vitet 1947,1948 dhe 1949 ndoqi disa kurse pedagogjike dhe në Prizren e kreu klasën e tretë dhe semi maturën.Në vitin 1950, gjatë pushimeve verore, kreu kursin e pestë pedagogjik në Pejë, kurse një vit më vonë regjistrohet në kursin pedagogjik pranë Shkollës Normale të Gjakovës, i cili zgjati një vit shkollor.Atëherë e kreu klasën e katërt të shkollës normale dhe me sukses diplomoi për mësues.
Në vitin 1952 caktohet mësues në Ostros.Një vit më vonë zgjidhet drejtor, në të njëjtën shkollë, ku punoi pesë vite shkollore.Faiku kishte dëshirë të ishte më pranë shtëpisë dhe kështu i mundësohet të zhvillojë mësimin në shkollën fillore në Kravar, plot dhejtë vite.
Me kërkesë të Faikut i lejohet të punojë si mësues në vendlindje e pastaj punoi në Shkollën Tetëvjeçare të Katerkollës në detyren e zëvëndësdrejtorit.Faiku nuk mund të ndahej nga fshati i tij i lindjes dhe për të tretën herë punon në Shkollën Pesëklasëshe në Sukubinë, kësaj here deri në pensionim.
Për 38 vjet, sa punoi si mësues në fshatrat e komunës së Ulqinit e Tivarit, gjithmonë ishte i përgaditur për orët mësimore, i afërt me nxënës dhe i dashur me prindër.
Kudo që punoi, deri në vitin 1960, ishte i angazhuar për të udhëhequr një kurs analfabetik e ndihmuar shumë të tjerë.Ka punuar me kurset shëndetësore afër 20 vjet.Pensionohet në gusht të vitit 1984.

Në foto, mësues Faiku me nxënës në oborr të shkollës së Sukubinës, viti 1978.

 

Burimi: Shkolla e vjeter në Katërkollë simbol i dijes dhe vetëdijes Facebook

YouTube Preview Image