Rrezart Cungu – Vendi i parë në singel dhe dubel në Tiranë

September 13, 2014   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Javën e kaluar u organizua turneu i tenisit në Tiranë
Tenisti më i mir i Malit të Zi, Rrezart Cungu nga Ulqini, morri pjesë në këtë turej edhe sivjet. Në raundin e parë Rrezarti e eleminoj Mihail Neftenov me rezultatin 6:2 6:1. Marko Dukovski ishte kundershtari në raundin e dytë. Cungu e fitoj me rezultatin 6:0 6:1. Në çerek- finale u takua me Andrej Andreevski. Rrezarti e fitoj maqedonin me rezultatin 6:4 6:2. Kundërshtari i Rrezartit në gjysëm- finale ishte Elvedin Pepiq. Rrezarit fitoj me rezultatin 6:2 3:6 6:0

Rrezart-Cungu-Tiran

Ndërsa në finale u Rrezarti u takua me favoritin e këtij turneut, Sanin Zukiq nga Bosna dhe Hercegovina. Loja zgjati diçka më pak se 3 orë dhe u përfundua me rezultatin 7:5 4:6 6:2 në favor të Rrezartit. Kështu Rrezarti morri vendin e parë në singël. Edhe në dubël, Rrezarti ishte njësoj i sukseshëm. Aj sëbashku me Sanin Zukiq fituan vendin e parë në dubel duke fituar: Inserra/Farnesa (e dorzuan); Dragoviq/Helali 6:2 6:1; Andreevski/Pepiq 6:2 6:2.

Rrezarti u shpreh: “Jam i kënaqur me lojën gjatë ktyre 5,6 ditve në Tiranë. Në fillim mu deshti pak kohë të adaptohem në fushat e Tiranës, sepse jan më ndryshe se ato në Ulqin. Meçi i fundit dhe i parafundit ishin shumë të vështir. Arrita që ta jap maksimumin dhe të fitoj. Shumë shpejt do të vazhdoj në turent t’jera. Besoj që deri në fund të k’ti vitit do të jem në mesin e Top 10 të listës botrore të kategoris deri 16 vjet”.