Forca: Viti i ri shkollor me programe e tekste mësimore të imponuara

September 15, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Fillimi i vitit të ri shkollor për nxënësit më mësim në shqip shkollat në Mal të Zi, nuk paraqet ndonjë risi në krahasim me vitet e kaluara. Fjalën e kemi të programet mësimore dhe tekstet shkollore për lëndët e identitetit kombëtar. Përjashtim këtu bën vetëm programi mësimor nga lënda e gjuhës shqipe dhe letërsisë, ndërsa programet tjera sidomos nga lënda e historisë, kulturës muzikore dhe gjeografisë janë të papërshtasthme dhe si të tilla kundër identitetit kombëtar të shqiptarëve në këtë mjedis. Me një fjalë kemi gjithnjë programe dhe tekste shkollore të imponuara për nxënsit në shkollat më mësim në gjuhën shqipe. Imponimi i teksteve të përkthyera në gjuhën shqipe përveç tekstit nga gjuha amtare, është dukuri e demoduar dhe e dëmshme për identitetin kombëtar të shqiptarëve. Mos përdorimi Abetarës mbarëkombëtare për shqiptarët në Mal të Zi, është dëshmi e mentalitetit nga koha e kaluar në Ministrinë e Arsimit në Mal të Zi.

mesimet-e-imponuara-ulqin

Në këtë aspekt nuk kemi nevojë për deklarata formale por këto çështje meritojnë qasje serioze dhe zgjidhje optimale nga ana e Ministrisë së Arsimit e cila është përgjegjëse për keto programe mësimore dhe tekste shkollore të imponuara.

Në lidhje me këtë çështje patjetër duhet të konsultohet Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, e pastaj të miratohen programet mësimore dhe tekstet shkollore për shkollat më mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Është obligim kushtetues dhe ligjor që të respektohen ligjet dhe aktet demokratike ndërkombetare, për mjediset e ndryshme multinacionale.

Pikërisht për fushën e arsimit ekzistojnë modele të njohura por duhet të ekzistojë vullneti politik i pushtetit, për aplikimin e tyre. Ndonëse jemi në pluralizëm në Mal të Zi, në fushën e arsimit vazhdon qasja unitariste e cila nuk është në favor të barazisë nacionale dhe qytetare në ketë mjedis multinacional.

Ne jemi për qasje profesionale në fushën e arsimit duke  inkuadruar edhe kuadrat shqiptare që janë dëshmuar në profilet e tyre profesionale, e jo për politizim të tij sikurse është situata me vite të tëra në Mal të Zi.

 

Shërbimi për informim i Forcës

I lindur fajtor-ulqin