Nika: Vërjani sot gishtin kokës, për të mos e vënë nesër diku tjetër..?!!

September 16, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet-Nika-001Shkruan: Muhamet Nika,

Vërjani sot gishtin kokës, për të mos e vënë nesër diku tjetër..?!!                                                        

                                                                 “ I do my job !”

  1. Walke

(Vazhdim V)

Se Dpsi, e ka sahatin e ndalur në Ulqin, me kryetarin aktual Loro Ndrekiqin bashkë me ata që e ndjekin…, por pa Mikan Zecin- drejtorin e Rivierës…, e dëshmon e dhe deklarata e shokut Loro, se në Ulqin, sipas tij, nuk guxon të mbahet manifestimi Miss Albania 2014?!!! Manifestimi u iniciua nga kryetari i Komunës së Ulqini, Fatmir Gjeka dhe u bë me përkrahjen e Zecit, që është një serb- malazi, me siguri kuadër i DPS-së. Për këtë deklaratë të çuditshme- vërtetë po shihet se nuk gabojnë disa nga tanët, kur për shqiptarët në Dps, thonë(kuptohet jo të gjithë) se, ata, janë të dëmshëm, por po të kishin mundësi, do të bëheshin edhe të rrezikshëm…?!! Unë e lus zotin, që inshala  këta kurrë nuk do të vinë në emër të DPS-it, në krye të prokurorisë, gjykatës e policisë, sepse ashtu e kam  një përshtypje të keqe për ta, se disa prej tyre, na e kishin …. … , si shqiptarë?!!!

Filozofia e Muranit në filmin Era e Mollës, të Emin Halilit dhe fati i ynë kolektiv…

Sërish po më ngjan të kujtoj, për të disten herë, atë që miku im dhe i juaji, Emin Halili, bën në filmin e tij „ Era e Mollës“. Ai , si regjisor e skenarist, që është, kujtohet dhe në gojë të krye personazhit të filmit-Muranit( një jetimi nga Ana e Malit), i cili ka filluar e flet me vete, i vë fjalët: „… E more Muran, fillimi dhe mbarimi, edhe pse nuk kanë asgjë të përbashkët, ata ia përngjasin shumë njëri tjetrit“?!!! Për të kuptuar vet dijsimin dhe urtësinë e „të folurit me vete „ që i ngjanë Muranit të nëpërkëmbur nga xhaxhai , sipas autorit, është vetë jetimllëku i tij, që ia ka imponuar „ jeta“. Dhe në anën tjetër është“ kmesa e komshiut“, ajo e cila e nxitë të logjikojë me kokë të ftohtë para këndelljes së trurit …?!! Shprehja refren e tij, nga “po,po, që e zëvendëson me mirë , mirë , është një evoluim i (pa)pritur shpirtëror i personazhit…?!!

Le të krahasojmë për momentin, atë që ndodhë në artin e Eminit, për të parë mundësisht, atë se çfarë i ndodhi qytetarit me privatizim dhe shkatërrim ekonomik

në jetë , nga këndi i përvojës së Muranit. Kurse kjo,duhet të analizohet, pasi që me ekonominë tonë “jetime“jemi „ba me folë me vete“?!!

Kuptohet duke mos harruar këtu, gjithnjë edhe “kmesën e komshiut- pushtetit, e cila, ashtu si imazh filmi, që përcjellë Muranin, po duket se na është qepur edhe neve duke qëndruar vazhdimisht mbi kokat tona në ekonominë fmiljare?!!!

Pa si në raport me bankrotin ekonomik në privatizim dhe në kredi marrje, po duket se gjërat në situatën tonë lëvizin në mënyrë të habitshme, të koordinuara brenda një grupi njerëzish që krijon sistemi (e keqja) dhe skenari ende vazhdon, po përmendim një urti të shkrimtarit të këtyre anëve, Mehmet Krajës e cila thotë:

– VËRJANI SOT GISHTIN KOKËS, PËR TË MOS E VËNË NESËR DIKU TJETËR..?!!!

Në Ulqin, veç është (javna tajna- sekret publik) që presin për konfiskim të tyre , mbi 500 shtëpi ulqinake në emër të hipotekave bankare të kredive të këqija…?!!! Qeveria malazeze, për tu liruar nga presioni i lobit çifut francez-kredidhënës i jashtëm, në këtë situ, doemos do të pyes qeverinë, se çfarë është ka bëhet me ato kredi- borxhe që i janë dhënë Malit të Zi?!! Shtetit, për të dalë lakut(që nënkupton konfiskim të dhunshëm), do t’i imponohet që në vend të gjyqit ekonomik- i cili bën ekzekutimin e hipotekave për kredi(duke vepruar me avashllëk- jo sot , jo nesër)?!   Dhe për të evituar problemet e mundshme sociale që krijohen me te pa strehët, do t’i duhet të forcojë (Javni izvrshitelat- ekzekutuesit publikë). Ai atyre, me qëllim do “ tu huazojë “ do punë shtetërore të gjykatës, për të kryer në mënyrën sa më të pa dhimbshme çështjen e lirimit të shtëpive ulqinake ….?!! Shembull ,se si do të funksionojë ky mekanizëm mund të shërbejë rasti i hotel Mogrenit, në Budvë, i para do kohëve, kur ekzekutuesi publik(shteti) , e liroi,natën hotelin, në midis të sezonit turistik, me gjithë mysafirë. Ata pas intervenimit  i strehuan në një hotel tjetër…?!! Ky aplikim doemos pritet si diçka tepër e mundshme, që mund të ndodhë edhe në Ulqin…?!!!

Përsërisim urtësinë shtojake që është” Nevoja shet , nevoja blen “

Si rast, marrja e 500 shtëpive për hipoteka bankare të kredive do të paraqiste kolonizimin më të ri (TË DYTIN E RADHËS), që shpiku qeveria e DPS-it në këto anë. Kuptohet pas atij, që më herët, sistemi komunist, përmes serbëve dhe boshnjakëve , pat krijuar rrethanat, për auto- kolonizim të Shtojit në Ulqin. Për këtë që ngjau shtojakët vetëm se dinë të thonë ,duke u përgjigjur shkurt: Nevoja shet , nevoja blen…?! Auto-kolonizimi(auto-goli), në Ulqin, ngjau, kur

popullsia , autoktonë, me vetëdije, ua shiti tokën,  të tjerëve( që nuk kanë as gjuhen as fenë e tij). Duke qenë ekonomikisht më të fortë, popullsia e ardhur, fitoi statusin e kolonëve.

Nisur nga mentaliteti i popullsisë në Ulqin dhe ngopja e tregut për shitblerje të banesave nga vetë ajo, atëherë i bie që blerësit e këtyre shtëpive të konfiskuara të jenë nga jashtë dhe më të mëkëmbur materialisht. Që në vetë vete do të thotë se do të gëzojnë statusin e kolonëve të dytë të Ulqinit….?!!!

Mos të harrojmë se edhe palestinezëve, në një farë mënyre, nuk u kanë faj hebrenjtë, të cilëve palestinezët, iu shiten vetë tokat. Ose, nuk u kanë faj, kur ata pranonin të merrnin kredi duke futur shtëpitë e veta në hipotekë…?!!! Dhe Zola do thërriste:” Për disa gabime nuk ka falje…”?!

Shoqërinë ulqinake të kësaj kohe, po vërtetohet , se e goditi një bela e madhe, ajo kish ra në hall sepse iu desh , të marrë këshilla e mend , në ekonomi e politikë nga gjithkush , me sa shihet edhe nga ata që nuk patën mjaftueshëm as për vete. Andaj , ka ardhur koha t’ia varin vetës e të pyesin ku janë ekonomikisht dhe politikisht, të gjithë ata, që kishin zënë vend para dyerve të bankave duke u thënë: ” Po ku jeni more ju?!! Hajdeni shpejtë e çoni kredi..?!! Hala nuk e çuat? Gjeni edhe dy zhiranta, se shkoi kjo,… tesh ” pa pejnoheni…”?!!!

(vazhdon)

PËRSE DPS-i I ULQINIT , FITON ORGAZËM(PSHURRET…), KUR KA KRIZË NË QEVERISJEN ULQINAKE…?!!!