Politologu nga Kosova i dhuron libra Bibliotekës së Qytetit në Ulqin

September 16, 2014   | Lajmet / Vijesti

Albinot-Maloku-Ardita-Rama-UlqinGjatë vizitës në Ulqin politologu dhe publicisti nga Kosova, Albinot Maloku vizitoi Bibliotekën Popullore “Mirko Srzentiq” ku u prit nga
udhëheqësja e Bibliotekës, Ardita Rama.

Me këtë rast Maloku e falënderojë znj.Rama për mikpritjen dhe i dhuroj kopje të librave të tij Bibliotekës Publike të Qytetit të Ulqin.

Titujt e librit për bibliotekën u konsideruan me vlerë për bibliotekën, duke u nisur nga fakti se në to flitet për shqiptarët sidomos në trevat jashtë Kosovës dhe Shqipërisë.

Problemi i cili pritet të zgjidhet për bibliotekën janë hapësirat e saja dhe digjitalizimi.