Intervistë: Rrezart Cungu, njëri ndër teniserët më të mirë botëror

September 22, 2014   | Intervista / Intervju

rezart-cungu-ulqinIntervistë eskluzive e teniserit më të mirë në Malin e Zi Rrezart Cungu

Nga Besim Toska

 

“Toskanapress.info”: Jeni teniseri më i miri në Malin e Zi, si arritët këto rezultate?

Rrezart Cungu: Vetëm me vullnet, punë të madhe dhe përkrahje familjare.

“Toskanapress.info”: Këto ditë keni marr pjesë në turneun e Tiranës, ku keni fituar dy shpërblimet e vendit të parë singel dhe dubel, e patët të vështirë të arrini këto rezultate?

Rrezart Cungu: Në Tiranë kam kënaqësi të madhe për të marr pjesë. Është qendër bashkkohore e tenisit, por për fat të keq nuk ka lojtar shumë dhe konkurenca është e dobët. Shqipëria nuk investon në sportin e tenisit. Para këtij turneu kam pas një lëndim dhe nuk kam qenë i sigurt se mund të fitoi turnirin.

“Toskanapress.info”: Cilat do të jenë përballjet e radhës, kush janë kundërshtarët dhe çfarë prisni nga këto duele?

Rrezart Cungu: Tash do të kem tre turne në nivel më të lartë, pra në ITF për grupemosh deri në 18 vjeç. E kam shumë me rëndësi që të marr pjesë në një turne Masters deri në grupemoshën 16 vjeçare që mbahet në Itali. Aty marrin pjesë vetëm tetë lojtarët më të mirë të vitit në nivel Evropian. Unë jam i radhitur në vendin e shtatë dhe do të shoh a do të mund të mbaj këtë vend edhe një javë kur përfundohet rradhitja. Tash nuk varet prej meje, por prej fatit.

“Toskanapress.info”: Keni mbështetje nga institucionet e Malit të Zi dhe e keni të vështirë të arrini rezultate, pasi që jeni shqiptarë?

Rrezart Cungu: Me rëndësi është që nuk kam pengesa Për fat të keq nuk kam përkrahje financiare nga institucionet shtetërore. Klubi im ka kërkuar përkrahje për pjesëmarrje në ndërtimin e një fushe të tenisit me dysheme të fort, por nuk kemi fituar asnjë përkrahje.

“Toskanapress.info”: Kush ju mbështet financiarisht të merrni pjesë nëpër turnet ndërkombëtare?

Rrezart Cungu: Të gjitha shpenzimet i mbështet familja ime dhe firma “Cungu & co”.

“Toskanapress.info”: Keni pasur duele të shumta, keni triumfuar gjithnjë apo keni pasur edhe humbje?

Rrezart Cungu: Në fillim kam pasur shumë humbje pasi që unë kam filluar me këtë sport relativisht vonë, prej moshës 10 vjeçare. Më herët isha në sportin e karates dhe kam fituar shumë medala të arta. Isha edhe kapion i dyfisht i Balkanit. Në kohë të fundit, në tenis kam me shumë fitore se humbje.

“Toskanapress.info”: Besoni se gjatë këtij viti do të jeni në mesin e top dhjetshes së lisës botërore të kategorisë 16 vjet dhe në cilin vend keni shpresa?

Rrezart Cungu: Një lëndim më ka ndalur që të arrij në mesin e dhjetshes, isha i dymbdhjeti. Dy vitet e ardhshme do të jenë vendimtar për mua si tenister. Mendoi se në dy vitet e ardhshme do të arrij në mes të 100 tenisistëve më të mirë botëror ITF deri në 18 vjeç.

“Toskanapress.info”: Po të ju ftoi Kosova apo edhe Shqipëria të përfaqësoni, cilin nga shtetet do ta përfaqësoni Malin e Zi, Shqipërinë apo Kosovën?

Rrezart Cungu: Pa marr parasysh se nën cilin flamur do të luaj, unë gjithmonë do të luaj për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

“Toskanapress.info”: Klubi në të cilin jeni në Bellevu, ka mbështetje nga shteti e komuna dhe a ka edhe shqiptarë të tjerë me rezultate pozitive?

Rrezart Cungu: Mbështetje nuk ka prej askujt, vetëm prej disa sponsorëve lokal dhe për rekvizita prej kompanis botërore Babolat. Prej shqiptarëve tjerë dallohet Genc Selita dhe Nermin Hoxha.

“Toskanapress.info”: Cilat janë fitimet e juaja nga ky lloj sporti dhe sa e ndihmoni klubin tuaj?

Rrezart Cungu: Gjerë tani unë nuk kam përfitime finaciare, jam akoma në nivel të juniorëve dhe nuk ka fitime, por vetëm shpenëzime. Pozicionimi im i lartë në listën ETA (Europian tennis asociacion) dhe ITF (International tennis federation) ka ndihmuar klubin që të bëhet i njohur dhe tërheq tenisista për tu stervitur në Ulqin.

www.toskanapress.info