Komuna Ulqinit pranon kërkesën e “Star of Montenegro” për hotelin shum kateshe + Foto + Video

September 22, 2014   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

Star-of-Montenegro-Hotel-Servantes-Ulcinj-Ulqin-UlqiniKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka i dërgoi përpunuesve të Planit hapësinor-urbanistik të kësaj komunë kërkesën e kompanisë “Star of Montenegro” me të cilën kërkohet rritja e numrit të kateve për hotelin e ardhshëm “Servantes”, raporton portali informativ Ul-info.

Star-of-Montenegro-Hotel-Servantes-Ulcinj-Ulqin-Ulqini-6

Në pushtetin lokal të Ulqinit nuk e kundërshtojnë atë kërkesë meqenëse bëhet fjalë për investim me vlerë të përgjithshme prej 50 milion euro.

Siç thanë investitorët, kompania “Nedfact” nga Hollanda dhe “Starline engineering” nga Mali i Zi, kanë pranuar propozimin e operatorit të tyre hotelerik “Heliopark”, që numri i kapaciteteve akomoduese duhet të rritet nga të planifuarat 115 në 150, “në mënyrë që projekti të jetë profitabil”.

Star-of-Montenegro-Hotel-Servantes-Ulcinj-Ulqin-Ulqini-11

Këtë javë drejtorët e “Nedfact-it” do të qëndrojnë në Mal të Zi në mënyrë që të dakordojnë detajet për fillimin e ndërtimit të hotelit në Sukë.

Ul.info

YouTube Preview Image