Përfaqsuesit e Agjencisë Turke për zhvillim, vizitë pune në Ulqin

September 24, 2014   | Politika

Tika-Ulqin-ulqini-ulcinjNë Komunën tonë qëndruan për vizitë pune përfaqsuesit e Agjencisë Turke për zhvillim – Tika të kryesuar nga Drejtori i porsaemëruar Z.Mustafa Yazici. Ata, u pritën nga Kryetari i Komunes Z Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij. Takimi kishte karakter njohjeje, por u prekën dhe shumë fusha ku Agjencia në fjalë mund të ndihmojë.

Komuna e Ulqinit insiston në restaurimin e monumenteve të trashegimisë kulturore siç është hamami me objektet përcjellës, kalldrëmimi i rrugëve të kalasë, sanimi i krojeve , Urës së Klleznës dhe objekteve te tjere që bartin vlera kulturore për qytetin dhe vizitorët.
Nga ana tjetër, përfaqesuesit e TIK –ës shprehën gadishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit duke theksuar që për momentin me Bashkësinë Islame të Ulqinit janë duke zhvilluar punime në Xhaminë e Namazgjahit mirpo, nuk përjashtuan mundësinë e mbështetjes së projekteve edhe në sektorë të tjerë.
Agjencia TIKA, krahas mbështetjeve të projekteve , ofron asistencë teknike , që synon përmirësimin e infrastrukturës. Tika – nëpërmjet mbështetjes në sektorë të ndryshëm , synon përmirësimin e jetës së banorëve.
Në takim u tha që nga fillimi i punës në Mal të Zi në vitin 2007 për projekte të ndryshëm janë ndarë mbi 12 milion euro, ndërkohë që në vit në adresë të Agjencisë mbërrijnë mbi 15o kerkesa-projekte nga të cilët përzgjidhen dhe realizohen 40 prej tyre.
Mysafirët i bënë ftesë Kryetarit të Komunës Fatmir Gjeka , që të vizitojë zyrën në Podgoricë , dhe të dorëzoje projektet që Komuna i vlerëson prioritare. Ftesa u mirëprit nga Kryetari Gjeka.

Zyra e kryetarit Ulqin