“Dan”: Anëtarët e rebeluar të PDS-së fituan punën, pastaj heshtën

October 3, 2014   | Politika

PDS-UlCINJ-ULQINEdhe pse i kanë shkruar letra kreut të partisë duke pohuar që kryetari i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq është kujdesur vetëm për vete dhe të afërmit e tij, ndërsa ka lënë pas dore interesat e anëtarësisë, anëtarët e rebeluar të kësaj parti të grumbulluar rreth Muhamed Spuzhes në mbledhjen e të mërkurës u tërhoqën dhe i dhanë përkrahje politikës së Nrekiqit, shkruan “Dan”, kurse në gjuhën shqipe transmeton portali informatif Ul.info.

Muhamed-Spuzha-Ulqin

Si arsye për veprim të tillë kjo gazetë e gjen në informacionin që Spuzha, mbas zgjedhjes së ministrit të ri të arsimit, duhet të punësohet në ndonjë institucion arsimor.

“PDS-ja ka patentuar mënyrën e re të qetësimit të konflikteve brendapartiake – në mënyrë që punëson anëtarët e rebeluar dhe zgjidh problemet e tyre materiale”, shkruan “Dan”.

Ul.info