Numanoviq: Përdorimi i flamurit shqiptar as në dasëm

October 9, 2014   | Politika

suad-numanoviqPas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për zgjedhjen, përdorimin dhe shafaqjen publike të simboleve kombëtare, përdorimi i simboleve nacionale do të ndalohet madje dhe në dasma, shkruajnë mediet e Podgoricës, raporton portali Ul.info.

“Ky ligj qartë definon përdorimin e tij, gjegjësisht ndalimin. Simbolet nacionale mund të përdore në qëllime personale, por me kushte të qarta të këtij ligj. Kemi thënë kur mund të përdoren ato: në ditët e festave shtetërore dhe të popujve pakicë. Në situatat tjera jo”, deklaroi ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Suad Numanoviq.

Ai tha që ligji parasheh dënimet për shkelësit që janë nga 2 deri në 20 mijë euro.

Ul.info