Hapi i gjelbër: Betonohet Ulqini, gjelbërimi drejt zhdukjes

October 12, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

dzelal-hodzic_ulcinjDrejtori ekzekutiv i Shoqatës së ekologëve “Hapi i gjelbër” Xhelal Hoxhiq ka deklaruar që janë të gatshëm të organizojnë rojën në mënyrë që të parandalojnë qëllimin e betonimit të Parkut të qytetit në Plazhin e vogël.
“Ato që kanë paramenduar këtë akt johuman dhe frikacak, nëse kanë sado pak njerëzi, le të dalin në mënyrë që të shohin i gjithë opinioni”, tha ai në deklaratën e dhënë për Portalin Ul-info.
Sipas fjalëve të tija, këto janë ato që fytyrën e kanë humbur prej kohësh, ndërsa njerëzimi i ka mbetur në kuletë. “Ato sikur të kishin mundësi prej kohësh do ta betononin të gjithë Ulqinit, do të bënin këtu një mega strehë atomike vetëm që ato ta kenë më mirë”, theksoi Hoxhiq.
“Por, i paralajmëroj që ekziston një e vërtet e cila thotë që derisa prindërit qeshen, fëmijëve të tyre i mpihen dhëmbët. Mjerë fëmijët e atyre që mendojnë kësi lloj gjërash të neveritshme kundër hapësirës, traditës dhe të ardhmes së Ulqinit”, përfundoi drejtuesi i “Hapit të gjelbër”.

 

betonimi-i-parkut-ne-Rane-Ulqin

Banorët e Ranës kanë paralajmëruar që do të iniciojnë nënshkrimin e peticionit për mbrojtjen e parkut në këtë pjesë të qytetit nga betonimi i planifikuar, siç është parashikuar në Draftin e Planit-hapësinor urbanistik të Ulqinit.

Ato për Portalin Ul-info kanë njoftuar që nuk mund të besojnë se dikujt i ka shkuar ndërmend kjo ide e çmendur, e aq më të paqartë e kanë si është gjetur ajo në Draftin e PHU-së. “Me javë qytetarët e Stambollit kanë protestuar për shkak të qëllimit që të ndërtohet në Gezi park, kështu që edhe ne mundemi për shkak të një hapësire të gjelbër në Plazhin e vogël”, thanë Ranacakët.

Organizatat joqeveritare nga Ulqini kanë paralajmëruar që me këtë rast do të organizohet performansi në park. “Sikur të reagonim në kohë ndoshta nuk do të ishte ndërtuar ai objekti i tmerrshëm në Kala”, tha drejtori i MOGUL-it Xhemal Peroviq dhe shton që kjo OJQ do të bëj çdo gjë që të parandalohet betonimi i parkut në Plazhin e vogël.

Ul.info