Nevoja për themelim e Teatrit Shqiptar në Mal të Zi

October 12, 2014   | Kulturë / Kultura

Crnogorsko-narodno-pozoristeNë kuadër të Bienales të Teatrit Malazez, në Teatrin Popullor të Malit të Zi (TPM- CNP) u promovua vepra e fundit e akademikut e kritikut teatror malazez, Sreten Peroviq, “Malazezët në Skenë”. Kjo vepër konsiderohet si vepër kapitale e botuar nga ana e Teatrit të Malit të Zi, ku përveç autorit, folën edhe kritikja e njohur e teatrit maqedonas dhe të ish Jugosllavisë, Lilana Mazova dhe Dragana Çoliq Bilanovski, profesoreshë në Fakultetin e Arteve dramaturgjike në Beograd. Për veprën e Peroviq, e cila u botua në përvjetorin e 60-të të punës së Teatrit Popullor Malazez, mbrëmë folën edhe redaktori i këtij botimi Millovan Radojeviq dhe drejtori i Tetarit Popullor të Malit të Zi, Janko Lumoviq.  Si teatrolog dhe kritik teatral, Sreten Peroviq, prej filleve të tetarit përcjellë zhvillimin e Teatrit malazez dhe Teatrit Popullor (CNP). Ky libër përmban pothuajse të gjitha kritikat teatrale të veprave të autorëve malazezë të shfaqura në Teatër nga viti 1957 e deri në vitin 2007. Krahas vështrimeve në realizimet skenike të veprave të P. P. Njegosh dhe M. Laliq, këtu shënohen edhe një numër kritikash në veprat skenike të shkrimtarëve dhe dramaturgëve të njohur bashkëkohor malazez . Duhet cekur këtu se shkrimi i tij i fundit për kritikë teatrore u inspirua nga shfaqja e regjisorit shqiptar, Idriz Gjokaj, “Alegreto Albania”, të autorit, Stefan Çapaliku, në tetarin malazez, ku, siç tha ai, nga ana e disa personave u injorua dhe u vlerësua si jo profesionale, por  e cila, siç tha Peroviq, nuk ishte më e dobët se shfaqjet tjera të luajtura në këtë teatër.  Ai gjithashtu theksoi nevojën e themelimit të teatrove të reja dhe rivendosjen e ish teatrove në disa qytete të Malit të Zi, ku theksoi themelimin e teatrit shqiptar profesional në Mal të Zi, në Tuz, pasi që tani ka edhe regjisor të shkolluar dhe shumë të talentuar të shqiptarëve në Mal të Zi, ku mori shembull regjisorin e ri shqiptar, Idriz Gjokaj. Libri, “Malazezët në Skenë”, në botimin e Teatrit Popullor Malazez (CNP), lindi në kuadër të edicionit, “Zetski Dom”, e që paraqet përmbledhje tematike që përfshin tekstet për letërsinë dramatike, shkrimet teatrale dhe kritikat e shkruara nga autori Peroviq për afro gjysmë shekulli që kishin të bëjnë me dramën dhe tetarin malazez.

TVCG