Komuna e Ulqinit , nenshkruan kontratat me transportuesit per transportin falas te femijeve
October 14, 2014 | Reportazh / Reportaža
Të gjithe femijet e shkollave fillore te qytetit tone do te udhetojne falas nga shtepia ne shkolle.Ky premtim I dhene nga Kryetari I Komunes se Ulqinit Z.Fatmir Gjeka u zyrtarizuar sot , me nenshkrimin e kontratave ndermjet Komunes dhe firmave transportuese dhe fillon nga nje tetori .
Akcioni ne fjale qe ka nje kosto mujore rreth njezet mije euro eshte mirepritur nga prinderit ,strukturat udheheqese te shkollave dhe Ministria e arsimit e cila duhet te participoje ne shumen e pergjitheshme. Nga ky akcion perfitojne te gjithe femijet , pavaresisht gjendjen ekonomike te familjeve te tyre.
Kabineti i kryetarit