Dritan Abazoviq jep dorëheqje nga MZP

October 15, 2014   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events, Politika

Dritan-Abazovic-Ulqin-UlcinjDeputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq  ka dhënë dorëheqje në këtë parti, por jo edhe në postin e deputetit. Shkak  për dorëheqje dhe qëndrimet për situatën në këtë parti, Abazoviq i kumtojë në konferencën për gazetarët. Kryetari i Pozitivës, Darko Pajoviq, ka fituar mbrëmë shumicën e votave të këshillit kryesor,  kështu që në krye të kësaj partie me siguri do të jetë deri në mbajtjen e kongresit i cili është planifikuar të mbahet me 26 maj të vitit të ardhshëm. Në mbledhjen elektronike të kryesisë së partisë është vendosur që nga partia të përjashtohen Mlladen Bojaniq, Millosh Konatar, Goran Gjuroviq, Emin Durakoviq, Nikolla Necko Koqallo dhe Dragan Qiro Cvetkoviq. Abazoviq dhe Lluka Rakçeviq kanë përkrahur Bojaniqin dhe kanë kërkuar shkarkimin e Darko Pajoviqit por nuk janë përjashtuar nga partia.

TVCG