Ferhat Dinosha: Sulmi mbi ambasadën shqiptare nga persona që s’duan marrëdhëniet e mira Shqipëri-Mal i Zi – Video

October 16, 2014   | Lajmet / Vijesti, Politika

Ferhat-Dinosha-TiranaAmbasadori i Malit të Zi në Tiranë, Ferhat Dinosha, thotë se pas sulmit të ambasadës shqiptare në Podgoricë janë persona të cilët nuk ia duan të mirën as Shqipërisë por as Malit të Zi.

Në një prononcim për RTV Ora News diplomati malazez shprehu keqardhje duke shtuar se tre persona po procedohen si autorë të këtij sulmi.

“Në  kontaktet e mia me zyrtarët e Malit të Zi më thuhet se absolutisht pala mazeze shpreh keqardhje. Edhe unë e shpreha keqardhjen dhe se këto gjëra nuk do të përsëriten. Janë prodedurar 3 persona. Dihen emrat se kush janë dhe absolutisht këto gjëra nuk do të ndikojnë. Nuk mund të ndikojnë  në marrëdhëniet e mëtejshme Podgoricë – Tiranë që mund të jenë model në rajon.

Kam informacion se janë thyer disa xhama, nuk flitet për dëmtime të mëdha sidoqoftë nuk janë akte të mira dhe shpresoj që këto gjëra të mos përsëriten. Them se këto janë vepra që nuk ia duan të mirën jo vetëm shqiptarëve por as malazezëve. Fjala është për persona që nuk i marrin për të mirë marrëdhëniet e mira mes Podgoricës e Tiranës” thotë diplomati Dinosha në një prononcim për gazetaren Erblina Mile në RTV Ora News.

Në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri  duke qenë një shqiptar që përfaqëson Malin e Zi  ambasadori Dinosha deklaron se është një situatë e nderë që duhet tejkaluar sa më parë.

Ora News

YouTube Preview Image