OJQ “Iniciativa qytetare”: Të ndalohet mbeturina me emrin “Informer”

October 17, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

INFORMERBallina e turpshme e tabloidit “Informer” ka shkaktuar reagime të ashpra të opinionit.

Këtë intolerancë etnike dhe retorik të urrejtjes së pari e dënuan nga OJQ “Iniciativa qytetare” duke ftuar prokurorin shtetëror të reagojë. “Karakterizimi “Šiptarska svinjarija” paraqet ofendimin e një kombi, e sidomos të përfaqësuesve të tij që jetojnë në Mal të Zi”, deklarohet nga AQ, raporton portali Ul.info.

Kryeministri malazez Millo Gjukanoviq ka thënë që bëhet fjalë për provokim dhe sulm në të arriturat demokratike. “Shteti do të mbrojë këto vlera”, shtoi ai.

Kryetari i këshillit nacional të Shqiptarëve Genci Nimanbegu për “Dan” tha se për shkak të këtij shkrimi racist me siguri do të kërkojë nga prokuroria ti ndalohet puna kësaj gazete ditore.

Ul.info