Formohet shoqata e miqësisë Kosovë – Mali i Zi

October 21, 2014   | Rajoni / Region

Shoqata-Kosove-Mali-i ziPodgoricë, 21 tetor – Kosova dhe Mali i Zi kanë formuar dje një shoqatë miqësie, me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes tyre.

Shoqata e Miqësisë Mal i Zi –Kosovë (UPCGK) është formuar në Podgoricë me iniciativën e kryetarit të Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq.

“Presim bashkëpunim të frytshëm si me median, ashtu edhe me institucionet dhe me faktorët ndërkombëtarë në Kosovë”, thuhet sot në një njoftim të shoqatës së re.
Kreu i Kuvendit të shoqatës është zgjedhur Dalibor Gjogoviq, ndërsa sekretar i përgjithshëm Reihan Jashareviq.

Koha Net