Fatmir Gjeka i pranishëm në “Smart city” forum

November 1, 2014   | Shtypi / Mediji

Fatmir Gjeka present in the -Smart City-forumKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka do të jetë një nga panelistët në konferencën ndërkombëtare e cila në fillim të javës së ardhshme do të mbahet në Durrës, mëson Portali UL-info.

Bëhet fjalë për forumin e parë “Smart city”, i cili të hënën dhe të martën në këtë qytet bregdetar të Shqipërisë do të mbledh numër të madh të ministrave dhe kryetarëve nga vendet e regjionit dhe ekspertët në kryerjen e punëve komunale dhe politikës urbane.

Është paralajmëruar që në tubim do të marrë pjesë dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ul.info