Ne Galerine e Arteve ne Ulqin, Libraria ARTI beri perurimin e 2 librave me poezi

November 2, 2014   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Te shtunen me 1 nentor 2014 ne Galerine e Arteve ne Ulqin, Libraria ARTI me pronar Gazmend Çitaku beri perurimin e 2 librave me poezi>
1. Jaho Kollari – POETI I MIJEVJECARIT TE TRETE dhe
2. Permbledhja me poezi nga Konkursi i poezise organizuar nga kjo Librari me teme DETI.

Ky eshte viti i dyte qe organizohet ky Konkurs dhe mund te thuhet se ka filluar te vej themele te forta. Rezultat i Konkursit te pare pervec librit te botuar me poezi qe kishin mbrrit ne redaksi (11 autor me mbi 40 punime) ne vitin e dyte konkuruan 22 autore me mbi 70 poezi te gjitha kushtuar DETIT. Pra, percaktimi i temes beri qe edhe numri te kufizohet, eshte edhe botimi i librave te talenteve te ri.
E vecanta e ketij Konkursi eshte sepse me te pervec promovimit te kultures poetike behet edhe zbulimi i talenteve te rinj ku Libraria ARTI boton dhe afirmon keta autor si: autoren e re Flutura Mustafa me permbledhjen poetike PERTEJ LAJTHITJES. Nxit poetin e madh ulqinak qe jeton ne Gjermani JAHO KOLLARIN dhe i boton permbledhjen e dyte me poezi pas 26 vitesh POETI I MIJEVJECARIT TE TRETE. Ne konkurs nga ulqini marrin pjese 7-8 emra te ri te panjohur per opinionin e qe shume shpejt ne edicion te Librarise ARTI do te dalin edhe permbledhjet e para me poezi nga keta autore.

Jaho-Kollari

Ne planet per 2015 Libraria ARTI do te botoj romanin e pare te shkruar nga nje femer ulqinake.

Nese do te kete mbeshtetje institucionale Urat e bashkepunimit mes Ulqinit dhe Korces do te perforcohen edhe me shume me vizita e botime te ndersjella.

Do botohet permbledhja me HAIKU dhe poezi kushtuar Ulqinit nga dy autore nje nga Shqiperia e nje nga Kosova.

Falenderoj te madhin ARJAN KALLCO i cili gjeti kohen (te cilen shume ulqinak nuk e paten) dhe udhetoi nga Korca deri ne Ulqin vetem e vetem qe te takohet me miq te ri dhe me nje qytet te cilin e do.

Per prezantimin e poezive falenderoj Shefqet Lucen dhe grupin e vajzave recituese, Albana dhe Aferdita Vulaj nga Tuzi, Flutur Mustafen e cila njeherit edhe e udhehoqi ne menyren me te mire kete takim. Falenderoj Bahri Briskun per veshtrimin qe i beri librave. Falenderoj Fsinik Dobrecin per fotografite e shkelqyeshme, Sejdo Ismailin per xhirimine kesaj ngjarje kulturore, Televizionin TEUTA dhe gazetarin Ibrahim Berjashin te cilet gjeten kohe dhe erdhen.

Falenderoj te gjithe te pranishmit qe ishin ne kete takim e per kohen e tyre besoj se dhurimi i librave ishte i mjaftueshem.

Pershendes te gjithe ata qe ftova e nuk erdhen dhe i uroj qe te vazhdojne te rrijne atje ku jane e te mbyten ne injorancen e tyre, besoj se vetvetiu do te identifikohen.

Se fundi nese e keni lexuar deri ne fund kete tekst te falenderoj edhe ty lexues i shtrenjte i cili gjete kohen dhe e lexove deri ne fund.