Deri për vit të ri fillon ndërtimi i Akva Parkut

November 6, 2014   | Real Estate

Gural_Premier_Antalya_Turkey-Mbas hapjes së djeshme të ofertave në tenderin për qiradhënie afatgjate të tokës në Shtoj, është e qartë që kompania turke “Polin” do të ndërtojë akva parkun në Ulqin. Kompania turke “Polin”, e cila është e vetmja që është paraqitur në tenderin e hapur nga Komuna e Ulqinit për dhënien me qira të tokës në Shtoj për ndërtimin e akua parkut në Ulqin, ka bërë ofertë prej 1.10 euro për m² për një vit. Toka në fjalë ka një sipërfaqe prej 25,498 m², që i bie 28,047.8 euro në vit, ose 841,434 euro për 30 vjet. Kjo kompani e njohur është e vetmja e cila ka dorëzuar ofertën në shpalljen publike të cilën me 1 tetor e ka hapur komuna e Ulqinit. Siç njofton Portali UL-info, drejtuesit e “Polinit” kanë paralajmëruar që deri në fund të këtij viti do të fillojnë punimet në ndërtimin e akva parkut më të madh në rajon me sipërfaqe prej rreth 26 hektar, në pjesën e pasme të plazhit të madh në Ulqin.