Me rastin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit – Koncert simfonik të Teatrit Kombëtar

November 21, 2014   | Shtypi / Mediji

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e ZiMe koncertin simfonik të Teatrit Kombëtar të operas dhe baletit – Tiranë të martën, më 25 nëntor, në Ulqin do të shënohet festa më e madhe kombëtare shqiptare, Dita e flamurit, është lajmëruar nga Këshilli kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi.

Programi i aktiviteteve me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit 2014
Ulqin – Tuz – Plavë
E martë, 25 nëntor 2014
“Epoka në pentagram” – koncert premierë i solistëve & Orkestrës Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit – Tiranë me rastin e festave të nëntorit
(Qendra e Kulturës – Ulqin, ora 19.00)
E enjte, 27 nëntor 2014
“Rreth flamurit” – program kulturo-artistik në bashkëpunim me SHKA “Dedë Gjo Luli” dhe SHKA “Koha”
(QIK “Malësia” – Tuz, ora 19.00)
E premte, 28 nëntor 2014
“Maratona e Pavarësisë” 2014 në relacionin Ulqin – Shkodër
(Nisja përpara Komunës së Ulqinit, ora 10.00)
Program festiv në bashkëpunim me Shoqatën “Alpet Shqiptare” dhe SHKA “Maja e Karajfilit”
(Pallati i Kulturës – Plavë, ora 13.00)