Në Festivalin Mbarëkombëtar të Fëmijëve edhe nga Ulqini

November 25, 2014   | Shtypi / Mediji
Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve - Tirane

Në kuadër të 70 vjetorit të Çlirimit dhe Festave të Nëntorit, Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë Tiranë, do të organizoje Festivalin Mbarëkombëtar Folkorik për Fëmijë, nga data 22 deri më 25 nëntor.

Në këtë festival do marrin pjesë grupe folklorike për fëmijë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, dhe Qendrat Kulturore të Fëmijëve të rretheve të Shqipërisë, rreth 15 grupe folklorike e rreth 300 fëmijë të cilët do pasqyrojnë vlerat e tyre artistike në këtë eveniment të madh kulturor.

Vizita në Muzeun Historik Kombëtar, koncerte nga grupet pjesëmarrëse të cilët do të performojnë valle e këngë tradicionale të trevave të tyre, parada me kostume tradicionale, panairi Tradicional, vizita me fëmijët pjesëmarrës në Muzeun Historik Krujë, apo edhe Koncerti Gala i cili do të përmbylli aktivitetin, do të jenë disa nga shfaqet e programit 4 ditor.

Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve - Tirane-1

Festivali Mbarkombëtar Folklorik për Fëmijë synon të jetë evenimenti më i madh artistik i jetës kulturore të vendit, në lidhje me fëmijët, duke qënë se nëpërmjet këtij Festivali, që mbështetet në traditën e mirë të krijuar ndër vite, do ngjiten e afirmohen në skenë me dhjetëra fëmijë, për të vazhduar rrugën e artit.

Përmes tij fëmijët njihen me vendet pjesëmarrëse nëpërmjet shkrirjes së kulturave.

InfoKult.al

YouTube Preview Image