Këshilli kombëtar- Genc Nimanbegu injoron shoqatën e të Përndjekurve politikë- reagon Gjylaver Avdiu…

November 27, 2014   | Lajmet / Vijesti, Politika

Genci-Nimanbegu-Këshilli kombëtar-shqipetarShkruan Muhamet Nika

KËSHILLI KOMBËTAR- GENC NIMANBGU INJORON SHOQATËN E TË PËRNDJEKURVE POLITIKË- REAGON GJYLAVER AVDIU…

Në portalin Lajme nga Ulqini, lexuam shkrimin me titull “Shqiptarët në Ulqin kremtuan 28 Nëntorin –Ditën e Flamurit!!!”, marrë nga Faqja personale e prof. Nepe Peraj Facebook. Pasi pas titullit ishin vënë 3 pika çuditëse, por pa një pikë pyetëse që do të duhej për shumë arsye në lidhje me mënyrën se si u festua do të kishim pyetur publikisht organizatorin, për disa nga çuditë e këtij manifestimi. Nga pjesët e lajmit , veçuam atë ku thuhej, se: “Në nderim te kësaj feste,Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve organizoi një koncert solemn te titulluar”Epoka në Pentagram” nga solistët e Orkestrës Simfonike nga Tirana… Koncerti ishte i organizuar ne nivel dhe u prit me dashamirësi nga adhurues të muzikës,të cilët orkestrën dhe solistet i përshëndetën me duartrokitje frenetike. Ishte ky një manifestim ne nivel qe do te mbahet mend nga shqiptaret e Ulqinit dhe rrethinës se tij..”

Shikuar nga këndi im do të duhej shtuar edhe do vlerësime tjera të këtij muhabeti që për çudi zgjat tash sa vite për opinion. Fjala është për injorimin permanent të te burgosurve politik në këso rastesh.

Kështu në vend të respektimit te të gjithëve , po duket se   edhe kësaj radhe u mblodhën sipas traditës, kryesisht “komitetlinjt e vjetër” dhe” të rinj” për të festuar këtë ditë duke u kënaqur nga ky “organizim në nivel” që “u prit me dashamirësi” dhe “ që do të mbahet mend…”. Kurse nga   pala tjetër( nga ish të përndjekurit politik..), manifestimi të kujtonte filmin artistik shqiptar “ Vdekja e Kalit”. Filmi trajton fatin e një të përndjekuri, i cili tmerrohet kur edhe në demokraci , vëren se si për në krye të vendit, sheh se” janë ngjitur ata të cilët ishin më të heshtur se fija e barit” , siç do të kish thënë Qosja…?!!!

Shqiptaret ne Ulqin kremtuan diten e flamurit

Kush i ftoi policët dhe pse data shënohet një javë përpara ?!!!

Si zakonisht edhe kësaj here organizatori ish përpjekur që” për të ruajtur qetësinë” të mos ftojë Shoqatën e ish- Të Përndjekurve Politikë në MZ, dhe gjithashtu nuk i kish shpëtuar nga mendja te ftojë edhe policinë ..? – Mu si në filmin “ Gjeneral Gramafoni “ dikur në prag të pushtimit fashist…?!!!  Që ndryshe do të thotë se,sikur në tubim, tu shkrepte e të vijnë edhe ata , të cilët , nuk janë mësuar “ ta bëjnë bishtin kobure” dhe që Ditën e Flamurit u pëlqen ta festojnë me këngë patriotike folklorike e jo me simfoni mortore- siç ndodhi , atëherë më mirë policët, për çdo rast është menduar nga organizatori, që të jenë aty?! Punë e menduar me mend , herët e larg…?!!!

Çudia e parë e rastit , që Dita e Flamurit, të festohej disa ditë përpara , ç’është e vërteta u shpik si praktikë që në kohën e Bardhit dhe mbase bëhej për të mos“irituar serbo- malazezët”, por të paktën ai në kohën e vet nuk i ftonte  policët për qetësi…?!!! Në ligjin e tubimeve cekët që,kur tubimet organizohen në hapësira të mbyllura, organizatori vetë bënë sigurimin dhe nuk ka nevojë të lajmërohet policia, kurse për tubime në hapësira të hapura , mbetet që vetë policia të përcaktojë shkallën e sigurisë që duhet të ndërmarrë .

Por si duket ajo që pritej të mbushte kupën e zemërimit nga injorimi permanent i të përndjekurve , ndodhi pikërisht në këtë rast, ku sekretari i shoqatës në fjalë , për të shprehur mllefin e vet, përzgjodhi një performancë disi jo të zakonshme duke u ngjitur në foltore, para se të hapej manifestimi, pa ia dhënë kush fjalën….?!!

Mësohet se GJ.Avdiu, kish kërkuar të dijë që përse ishte e injoruar shoqata duke insistuar që kryetari këshillit Genc Nimanbegu t’i kërkojë falje publike , për këtë rast dhe nëse ai këtë nuk e kërkon publikisht para mysafirëve, ai do ta marrë vetë fjalën “ sepse nuk e ndalë as pushka…”?!! Kryetari Genci , e refuzoi me kokëfortësi këtë kërkesë të Avdiut, çka e nxiti Avdiun të ngjitej në foltore për të shprehur mllefin e vet.

“Festojnë ata që janë të lidhur me pushtet….”

– Kurse injorimin e tyre e pat filluar Mehmet Bardhi…?!!

Gjylaver Avdiu

Në të ngjitur për foltore Gj. Avdiu, ishte i penguar nga polici prezent , mirëpo në shenj te aprovimit të daljes së tij në foltore nga Nimanbegu, ai u tërhoq. Nga ajo që ceku Gjylaveri në foltore duke protestuar, ishte konstatimi i tij që këtu janë mbledhur për të festuar vetëm ata të cilët në një formë apo tjetrën janë të lidhur së paku diku me pushtet..?!!

Për fund shtojmë se injorimi i shoqatës së të përndjekurve, nisi që me themelimin e saj të para disa viteve, kur ishte i ftuar edhe vetë Mehmet Bardhi, si ish i përndjekur politikë, por i cili i injoroi me mos pjesëmarrje në tubim duke mos i njohur fare atë, pra as kryetarin e shoqatës Bahri Briskun. ..?!

Ky veprim u kopjua edhe nga pjesa tjetër e politikës dhe sektori civil. Ndërsa angazhimi i tij si deputet po dhe i politikanëve tjerë në përmirësimin e statusit të tyre, të paktën në lëmin që parasheh praktika e zhdëmtimit në rajon e vendeve ish komuniste ka qenë dhe është nën nivelin e asaj që thonë barazi me ZERO…?!!!

Çfarë na deklaroi enkas Gjylaveri

Ai është i bindur se policia ka qenë e ftuar me qëllim, pasi që më herët , një natë para i ish drejtuar kryetarit Nimanbegu, për të treguar arsyet e mos thirrjes dhe se ishin ndarë të pa kënaqur nga bisedat..?! Prapavija e gjithë kësaj ka qenë që mua të më qesin përjashta si “pijanec dhe rrugaç të çmendur..”duke më vënë në rol të harushit, në ditën time më të shenjtë...?!Mirëpo kanë qenë duartrokitjet frenetike të te pranishmeve të cilët e sollën situatën pro meje. Për ndryshe nuk ka se si të shpjegohet thënia e policit”Ajmo mallo napolje..”?!! Hajde tash pak përjashta….?”, ku dihej se çka do të më priste…!!! Këtë deklaratë po e bëj , për arsye të heshtjes që zotëron dhe e cila mund të ketë një prapa vijë të tejkalimit të gjërave në kohë dhe më pas të deformohen në dëm të veprimit tim dhe të Shoqatës … të cilën kam përfaqësuar…?!!!

YouTube Preview Image