Abazoviq: Plazhi madh i Ulqinit garant per autostradën Bar – Boljare

November 28, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

dritan-abazovicDeputeti i pavarur në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq ka thënë se kërcënimi më i madh për moskthimin e kredisë për pjesën e parë të autostradës prej Smokovac deri në Mateshevo – i bie Ulqinit, raporton Ul.info.

“Sot në Parlament disa herë është përmend çështje se a është arritur marrëveshja me Kinezët që garant për moskthimin eventual të kredisë të jenë dhe aranzhimet me Plazhin e madh, askush nga Qeveria nuk dëshiroi të përgjigjet. Pra, as ta pohojë dhe as ta mohojë këtë”, tha Abazoviq.

Mediet malazeze më herët shkruanin se gjatë zhvillimit të negociatave Kinezët kanë kërkuar që t’iu lejohet që në afat të gjatë të marrin me qira Portin e Tivarit dhe Plazhin e madh dhe që aty të investojnë 1,5 miliard euro.