Luigj Shkreli dorëheqja e Vuçiniqit, akt personal të cilin nuk duhet komentuar

December 11, 2014   | Shtypi / Mediji

Spastrimet në PDS, shkak i dorëheqjes së Vuçiniqit

Dorëheqja e Boro Vuçiniq në funksionin e drejtorit të agjencisë për sigurinë nacionale është befasuese, konsideron Partia Social Demokratike raporton portali informativ TVCG.

Luigj Lui Shkrela

Deputeti i kësaj partie e anëtarë i Këshillit për mbrojtje dhe siguri  Boro Banoviq ka theksuar se ky trup parlamentarë në tërësi i ka përkrah dy raportet e kaluara të paraqitura nga Vuçiniq për punën e agjencisë si dhe për ndryshimet e përgjithshme brenda saj. Shkak për dorëheqjen e drejtorit Vuçiniq janë spastrimet në radhët e PDS sepse agjencia për sigurinë nacionale ka qenë dhe mbetet të jetë organ politikë i kësaj partie, konsideron kryetari i Malit të Zi  Pozitiv Darko Pajviq. Largimi i Boro Vuçiniq nga pozita e drejtorit të agjencisë për sigurinë nacionale është rezultat i qërimit të hesapeve  ndërmjet klaneve brenda PDS, ka vlerësuar Fronti Demokratik. Ndërkaq  deputeti i PDS Luigj Shkreli konsideron se drejtori i deritashëm  i agjencisë për sigurinë nacionale Boro Vuçiniq dorëheqjen në këtë funksion e ka dhënë në marrëveshjen me kryeministrin Gjukanoviq dhe ky është akti i tij personal të cilin nuk duhet komentuar.