Alldin Zhygjeli në gjysmëfinale të Festivalit “ Kënga Magjike 2014”

December 12, 2014   | Lajmet / Vijesti

Dino-Zhygjeli-Kënga Magjike 2014Gj. Gjonaj.

Mbrëmë  në Tiranë filloi    edicioni i gjashtëmbëdhjetë i Festivalit më të  madh të muzikës moderne shqiptare “ Kënga magjike 2014”  Në natën e parë gjysmëfinale u prezentuan emra të njohur të muzikës shqipe nga Shqipëria, Kosova  dhe Maqedonia. Ndërkaq,  sonte në natën e dytë  gjysmëfinale të këtij spektakli , në këtë skenë  do të ngjitet për herë të parë këngëtari i ri, i talentuar nga Ulqini  Alldin Zhygjeli. Ai  me zërin e tij   të veçantë dhe premtues me grupin muzikor  “ Burn” nga Tirana do të  performojë  këngën “ Kohën do ta ktheja pas”, kompozim i anëtarëve të grupit.  Dalja për herë të parë e Zhygjelit   në këtë skenë magjike do të jetë një përjetim   emocional tepër i veçantë dhe mbresëlënës për këtë këngëtar simpatik, i cili  i ka fansat e vet jo vetëm në Ulqin, por edhe në qytete tjera në hapësirën mbarëshqiptare.

Alldin Zhygjeli  ka studiuar tetë vjet për kitarë dhe është rritur me dashurinë për muzikën  në një familje me traditë muzikore. Studion arkitekturën në kryeqytetin e Shqipërisë.

Festivali “ Kënga magjike 2014” do të mbyll siparin e tij nesër mbrëma, kur edhe do të mbahet  nata  finale.

YouTube Preview Image