Ferhat Dinosha: Në Shqipëri s’ka pakicë serbo-malazeze

December 15, 2014   | Opinione

Ferhat-Dinosha-TiranaAmbasadori i Malit të Zi në Tiranë: Në Shqipëri s’ka pakicë serbo-malazeze

Ambasadori i Malit të Zi në Tiranë, Ferhat Dinosha tha në një intervistë për Ora Neës se në Shqipëri nuk ka pakicë serbomalazeze, por vetëm pakicë malazeze.

Ky realitet sipas tij ka ndryshuar që nga viti 2006 kur Mali i Zi shpalli pavarësinë. Në këtë kuadër Dinosha thotë se malazezët duhet të trajtohen me një status të ri në Shqipëri.

Kjo deklaratë e tij mund të sjellë ndryshimin të raporteve në Komitetin Shtetëror të Minoriteteve, pasi deri më tani pakica malazeze përfaqësohej nga Bledar Bashanoviq, që është zyrtarisht përfaqësues i pakicës serbo-malazeze në këtë komitet.
Deri më tani përfaqësuesi i pakicës serbo-malazeze në Komitetin Shtetëror të Kulteve kishte rolin e mbarëvajtësit edhe për vizitat e ministrave serb në Tiranë. Po ashtu Dinosha tha se gjuha dhe kombi malazez nuk duhen ngatërruar me Serbinë dhe se marrëdhëniet politike mes Tiranës e Podgoricës janë të shkëlqyera.

Ai kërkoi që në ndonjë shkollë të Shkodrës të futet gjuha malazeze dhe u shpreh se për pakicat duhet të kishte një fond nacional që do t’u vinte në ndihmë.

Portali Indeksonline