Omer Bajraktari: Që në Ulqin të Formohet Parking Shërbimi me pagesë

December 15, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Omer-Bajraktari-skupKumtesa për opinion e funksionarit të listës “Me zemër për Ulqin” Omer Bajraktari:

Në shërbimin e Kuvendit ndodhen dy vendime të cilët janë të nevojshëm për themelimin e ndërmarrjes “Parking shërbimi” Ulqin, e të cilët kanë kaluar të gjithë procedurat e parashikuara me ligj. Mendoj se është më se e nevojshme që këto dy vendime të vendosen në rend të ditës në të cilin do të diskutohet për buxhetin e vitit 2015, raporton Portali Ul.info.

Nuk guxojmë të lejojmë që në vitin e ardhshëm të hyjmë pa miratimin e këtyre vendimeve sepse nëse dëshirojmë që këto ndërmarrje sa më parë të fillojnë punën dhe që të gatshëm ta presim sezonin turistik, atëherë duhet ti lëmë me një anë kalkulimet e ndryshme të imta politike dhe të punojmë ashtu siç presin qytetarët prej nesh.

Bashkë me nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e akva parkut, për të cilin mund të them se është punë dekade për komunën tonë, fillimi i ndërtimit të ndërtesës banuese për familjet që jetojnë në Sukë (gjë që është kusht për fillimin e investimit në këtë lokalitet), mbi 80 % e buxhetit të realizuar, ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë, atëherë mund të flasim për përfundim të suksesshëm të vitit kalendarik, përkundër bllokimeve të ndryshme me vlerë 1.2 milion euro.