Fundi i gazetarisë konformiste

December 16, 2014   | Anketë / Anketa

Shkruan Muhamet Nika

Ose  i asaj që është e njohur: po shkruaj për atë të cilën as vet se besoj, por thonë se kështu duhet…?!!

 

Mund të arsyetoj, në se duhet,   që shqiptarët në Mal të Zi dhe Maqedoni, shërbenin si epruvetë e çështjes së Kosovës, në aspektin e represionit, se si do të reagonte Udhëheqja e Kosovës , ndaj një dhune të mundshëm mbi ta, pasi ish zbatuar me sukses nga shteti mbi shqiptarët numerikisht më të vegjël   të këtyre dy republikave..?!!! Kjo vlente edhe në informimin e sistemit komunist.

Kur ndoqëm polemikat gazetareske se kush na e shpëtoi nga shuarja gazetën Koha Javore , na u dha të hyjmë në Googel për të kërkuar, në te, gjetjet e saj që do të na ofroheshin në adresën: informimi shqip, UDBA dhe gazetarët spiunë…?!!

Kur ç’të shohësh?!

– Sipas radhës na u dhanë gjetjet (me emër e mbiemër), te të gjithë udbashëve të Kosovës në informim?!! Ndërsa radhitja e tyre shkonte kështu, me njëherë pas një spiuni që më pas u bë ministër i punëve të brendshëm, vinte si i dytë gazetari i Tanjugut (emri Tanjug , do të thotë:Agjensioni i fshehtë informativ i Jugosllavisë- që trashëgohej që nga koha e LNÇ-së), pastaj vinte gazetari i Rilindjes( i cili publikisht kishte kërkuar falje në vitin 90 për këtë), e më pas gazetari i Zërit për të ardhur deri te drejtori i televizionit, poeti Fahredin Gunga…?!!!

Fillet e informimit shqip në Mal të Zi

Mund të arsyetoj, në se duhet,   që shqiptarët në Mal të Zi dhe Maqedoni, shërbenin si epruvetë e çështjes së Kosovës, në aspektin e represionit, se si do të reagonte Udhëheqja e Kosovës , ndaj një dhune të mundshëm mbi ta, pasi ish zbatuar me sukses nga shteti mbi shqiptarët numerikisht më të vegjël   të këtyre dy republikave..?!!! Kjo vlente edhe në informimin e sistemit komunist.

Për të mos e zgjatur më me elitën e spiunëve gazetarë të Kosovës- “shejtani lanet..” na shtyri, për të besuar e shikuar nëse kjo shemë e organizimit të policisë sekrete në informim, zbatohej në informim edhe në politikën   e shqiptarëve në Mal të Zi?!

Kurse kjo zbulohet në aktet dhe qëllimet  e informimit shqip të republiks. Për këtë shih si shembull, në aktin e themelimit të Radio Ulqinit, ku thuhej se qëllimi i radios, ishte të informojë qytetarët në gjuhën shqipe , për arritjet e shoqërisë socialiste e vetëqeverisëse duke mos fshehur edhe ambiciet e  destabilizimit të shtetit shqiptar, pasi dëgjohej deri në thellësi të Shqipërisë dhe është kah e arsyeton themelimin e saj.

Ndërsa edhe themelimi i emisioneve të reja informative shqipe këtu , zakonisht u besohej atyre që ishin dëshmuar për besueshmëri duke hapur një tjetër informim më herët.

Kështu, fjala bie, ai që themeloi revistën e përmuajshme- Koha, u pa më vonë edhe në themelim të Radio Ulqinit(programit eksperimental në gjuhën shqipe , tjetër gjithashtu u pa të kish themeluar -Fillimet(revistë e gjimnazit –Vëllazërim Bashkim, të shkruara mbarë mbrapsht..), kurse më herët , po ky, kish punuar si gazetar edhe në Botën e Re( revistë ideologjike studentore e Kosovës), pasi kuptohet, kish arritur në udhëheqjen më të lartë studentore si kryetar i lidhjes socialiste të popullit punues…., ku atje ,doemos , sipas formacionit i binte të ishe anë tarë i policisë sekrete -politike.

Problemi i autocenzurës

E pasojat e kësaj linje i vuan edhe sot gazetaria shqiptare në Mal të Zi, duke nisur nga gazetaria e shkruar dhe ajo elektronike. Andaj Duke e arsyetuar tezën ne themi që sot ajo e cila informimin shqip e bënë të vuaj është problemi i autocenzurës- d.m.th. kur informimin e vërtetë ia ndalojmë vetës pa na e ndaluar atë dikush- me dekret nga shteti..?!!!

Shih çfarë konstatohet për këtë në   portal . info shqip, në këtë tekst:

ALI SALAJ, me titull: Rikompozimi i censurës

“Pluralizmi i dha një kahje të re censurës duke e rikompozuar atë sipas realitetit dhe interesave të reja politike. Tranzicioni i tejzgjatur i shoqërisë promovoi një marrëdhënie incesti midis politikës dhe mediave. Derisa më parë ekzistonte një nomenklaturë e caktuar që i mbikëqyrte mediat, sot çdo subjekt politik përpiqet të ndikojë dhe mundësisht t’i uzurpojë ato. Kështu në vend që ndryshimet politike të sillnin një pamje të re dhe të pavarur mediatike, ato u bënë pasojë e politizimit agresiv të tyre. Në vend që mediat në gjuhën shqipe të reflektonin shtigje të reja për shoqërinë shqiptare, ato u bënë zëdhënëse të partive ose të grupeve të ndryshme klanore”

Shembull se lajmet mund të jenë të njëanshme, sipas kësaj që thotë Salaj kemi sa tëduash, ndërsa kur në mes të politikës dhe informimit hynë paraja   profesionalizmi soset…?!!!

Problemi nuk shtrohet këtu përse bëhet faktura, dhe përse   ndonjë gazetar mundohet të krijojë monopol   dhe primat në informim , duke iu ndaluar MADJE mediumeve (poertaleve)tjera – personave tjerë që të publikojnë fakte të cilat mund të kompromitojnë “informimin e tij objektiv “?!!! Por problem është, kur për të njëjtën punë kemi fakturim të dy fishtë ose bile /bile, çështë më e keqja , rastet kur p.sh. fakturat e TV –Teutës, nuk kontrollohen fare dhe  paguhen jashtë tenderit e në kundërshtim me ligj. Thuhet se shumat e tilla të pagesave vjetore që i bëhen asaj , janë rreth 40 mijë euro e më shumë…?!!!

Problemi është që siç vërehet , se pluralizmi është kah sjell fundin e gazetarisë formaliste dhe po e bënë atë , më tëangazhuar , në çka me të drejtë tërheq vërejtjen Salaj.