Nika: A është TV Teuta një “ Informativno smeće“

December 18, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet-NikaShkruan :Muhamet Nika,

(Një reagim në lidhje me kronikën e dhënë në Tv – Teutë , e të shpërndarë edhe nga Ulqini promul)

Është e udhës dhe e sanksionuar me ligj , që kur dikush të përrallisë nga gazetarët , ose mediumi përkatës, të reagosh në deklaratën e tij, në të kundërtën , nëse ai nuk ta jep mundësinë për demant , ke të drejtë ta padisësh ate. Gjithashtu me ligjë janë të denueshme edhe montime-inskenimet mediatike etj. Mirëpo duke pasur parasysh , përvojen e keqe personale në këtë drejtim, me TV-Teutë, në raport me aktivitetet tjera shoqërorore, moti jam distancuar nga ajo. Bile edhe në shtëpi e sabotojmë si televizion, pasi kemi mundësi zgjedhjeje. Kur vazhdojnë të më prallisin e marrim vesh prej tjerëve..?! Kështuj për të reaguar në montimet e tyre u përcaktova ta bëjë këtë vështrim në faqen-Lajme nga Ulqini e cila ka kohë që më duket më korrerkte në këtë punë dhe më e guximshme..

Foto-Tv-Teuta

Kur pashë këtë fotografi   të shpërndarë nga Ulqini Promul dhe e cila shoqëronte   lajmin ku thuhej „Dje në Komunën e Ulqinit u realizua nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e Akua parkut në Shtoj… Ndërsa në kabinetin e kryetarit të komunës Fatmir Gjeka ishte duke vijuar konferenca për gazetarë, në korridor protestonin Anton dhe Peko Rudoviq, ish-pronarët e pronës në Shtoj ku do të ndërtohet Akua parku…” pata përshtypje se fjala është për situata komike të filmave soc-realist që përqeshnin sistemin paraprak.

Me siguri që unë nuk jam më i urti, ose më “i tranuari “qytetar i Ulqinit, kur pata përshtypjeje, të tillë. Them të vërtetën, kjo edhe është , plotësisht e kuptueshme , nëse kemi për bazë që fotografia është marrë nga ky televizion, i cili për mua ka qenë dhe është një bërllok-smeće informative. Fatkeqësisht, televizioni, që prej themelimit është shndërruar në “ Çernobil mediatik” të edukatës mediatike shqiptare tashmë bukur mirë të çoroditur e të asimiluar nga ky medium. Ftohja im nga ky televizion nis që nga koha e themelimit të saj , kur me politikën e vet po bënte një masakër mediatik të informimit, mbi qenien tonë kombëtare. Sidomos, për shembull, në rastet, kur bëhesh gati të ndjekësh një lajmë që nis shqip, por ai me njëherë të vazhdon serbisht, ç’është më e keqja duke favorizuar atë serbisht. Ky dualizëm i politikës së saj , vazhdon edhe me politikën programore, të vetën , duke kultivuar vetëdijen dualiste shqiptaro malazeze, të qytetarëve, në vend të vetëdijes së mirëfilltë kombëtare. Shumë herë kam menduar, që këtë televizion ta padis për diskriminim nacional dhe politikë asimiluese, të asociacione e vendit dhe ata ndërkombëtare , të cilat merren me liritë njerëzore. Kështu që pohoj se nga kjo ide ende nuk kam çuar dorë. Mbase edhe do ta bëj…?!!!

Çfarë ngjau në të vërtetë këtë ditë dhe pse u pengua hyrja te kryetari nga unë e qytetarëve?!!

Në lidhje me fjalët e imituara e më pas të fshira, del se,“Nika nuk lejoi të hyhet te kryetari….,dhe përdori fjalë të rënda… , nuk mund ta ndalojë kamerën e Teutës askush… “etj .

Kjo montazhë me asocon për momentin në kohën e reportazheve të dikurshme të TV –së së Malit të Zi, kur skenoheshin ngjarje televizive , si puna e asaj, kur ushtria jugosllave përparonte dukshëm“ duke ecur lirshëm këmbë “drejtë Dubrovnikut, ..?!!

Ndërsa në këtë ditë shtojmë se ngjarja u zhvillua si vijon. Edhe pse kryetari i komunës e kish ftuar TV Teutën në konferencë shtypi, ajo po duket kish një itinerar(skenar) tjetër komprometues për konferencën në fjalë që në fillim, kur në emër të objektivitetit Antoja mba konferencë shtypi në katin e parë të komunës, lirshëm si të ishte në shtëpi të vet. Pasi në këtë moment, qëllova në shkallë të katit të tretë, jo me qëllim , më dëgjuan veshët , kur gazetarja i tha Antos duke e prositur: “ …Mirë , ti hajde pas neve e kur të hyjë unë brenda , hyr edhe ti. E në se të pengojnë, atë herë kamera do të jetë e aktivizuar fshehtas e do të incizojë Skandalin…” Pasi hyrja ishte me protokoll, kuptohet që e ndalova me vetëdije kameramanin( pasi kjo hynë në kuadër të referatit tim) , duke i thënë se nuk ke mandat të bësh një skenar të tillë dhe se duhet të largosh kamerën….duke ia tërheq vërejtjen për pasojat, e jo që e pengoi kush hyrjen e saj , atje…?!!!

Kjo është krejt e vërteta e situatës , e jo se unë jam trim mesjetar…?!! Në se vazhdohet kështu, pasi “ nuk jam trim i tillë”, do të kërkoj, me siguri edhe mbrojtje nga ligji, e sidomos për manipulimet e tyre dhe cirkusin që bënin direkt në transmetim të seancave të kuvendit me imazhet e transmetuara, të mijat, e që janë rreptësishtë të ndaluara .Këto skena i ruaj ende në arkivin personal…?!!!

Teuta zhvatë 70- 80 mijë euro në vit nga komuna?!!

Nuk arrij ta kuptoja as atë herë e as sot, këtë politikë të tyre, kur vetëm për një ditë transmetim në kohën time“ na qethnin” 1500 e në ditë ..?!!Që kap shumën vjetore rreth 50 mijë euro në vit. Shuma e tillë po thuaj se dyfishohet, kur kemi parasysh edhe pagesat tjera në emër të shërbimeve reklamuese. Kuptohet e gjithë kjo punë bëhej e bëhet pa tender. Nëse thuhet se janë bërë shkelje ligjore në politikën e tenderave, atë herë mendoj se kjo duhet të ketë qenë njëra nga shkeljet e bëra. Si pas ligjit çdo shumë , që i kalon 5mijë euro nevojitet të shpallet tender.

Këshilltarët as sot nuk kanë mandat të shpenzojnë paratë e taksa paguesve në këtë mënyrë..?!! Në këtë kohë krize , kjo më duket një komoditet, për të mos thënë absurditet tepër i marrë.

Unë në kohën time kam qenë i detyruar , ta përkrah një veprim të tillë transmetimi me këto kushte, sepse më akuzonin për tradhti e servilizëm, pikërisht ata të cilët deri në të 7 brez, kanë qenë të tillë,kuptohet bashkë me ata të cilët patriotizmin e njohën shumë vonë-pas viteve 2000?!!! Po të mos ishte kamera si do kudo, ato etiketime edhe do të kishin ndezur të votuesit e opsionit që i takoja .