Ilirijana Gjoni në Ulqin, koncert recital + Foto

December 28, 2014   | Lajmet / Vijesti

Ilirijana Gjoni në Ulqin-koncert recitalNë Shkollën e muzikës të qytetit të saj, në shkollën ku e ka filluar rrugën e saj të muzikës, mbrëmë, pas një rruge të gjatë studioze në Karlsruhe në Gjermani, Ilirijana Gjoni ka dhënë një koncert në piano.

Ato të cilët kanë qenë të pranishëm kanë pasur privilegjë të jenë dëshmitarë të një virtuoze të muzikës klasike në piano me përmasa kombëtare.

Ilirijana Gjoni në Ulqin-koncert recital-1

Titulli “Master of Music – Chamber Musik” është dega ku edhe i ka përfunduar studimet, kjo vajzë të cilën e ka qendisur Perendia me dorë të vetë, duke ia dhuruar talentin, punën dhe disciplinën gjermane për të arritur një suksesë të tillë.

Tekst dhe foto: I. Karamanaga Facebook