Frank Shkreli: Qoftë ky një vit i bekuar për të gjithë ju

December 31, 2014   | Bota

Frank ShkreliTë nderuar drejtues të portalit lajme nga Ulqini.  Ja, pra një vit po mbyllet dhe fillon një tjetër, i ri.  “E djeshmja iku. E nesërmja nuk ka arritur ende. Kemi vetëm të sotmen. Le të fillojmë”, ka thënë Nënë Tereza.  Ndërsa  Albert Einstein-i na këshillon me rastin e ndërrimit të motmoteve, që të “Mësojmë nga e djeshmja, të jetojmë për të sotmen dhe të shpresojmë për të nesërmen.”

Këshilla të mira këto për të gjithë ne, ndërsa mbyllin vitin e vjetër dhe fillojmë Vitin e Ri.  Me këtë rast ty dhe familjes tënde të ngushtë,  me gojë plot u uroj “Gëzuar Vitin e Ri”.  Qoftë ky një vit i bekuar për të gjithë ju dhe dëshiroj  që gjatë Vitit 2015 të gëzoni , mbi të gjitha, jetën dhe shëndetin, por edhe të kini paqë, lumturi dhe begati  gjatë vitit të ardhëshëm, duke mësuar nga e djeshmja, por edhe duke shpresuar për të ardhmen, me plot guxim  dhe pritje të reja, për të gjithë ju, dhe për gjithmonë.

U dëshiroj përzemërsisht,
Frank Shkreli